Çorovoda - 78 vjet çlirim - Si u ndërtua një Qytet? Punësimi në Çorovodën e viteve 1943 - 1973 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda - 78 vjet çlirim - Si u ndërtua një Qytet? Punësimi në Çorovodën e viteve 1943 - 1973

Fatjon Kaloci
2.9.20
Corovoda Online në këtë speciale  risjell një mori artikujsh dedikuar 78 vjet Çlirim të Çorovodës.
Pas 5 Shtatorit 1942 Çorovoda si qyteti i parë i çliruar në Shqipëri do të duhej të ndërtohej, por përpara kësaj duhej të popullohej e mes duarsh të arta punëtorët ngritën një qytet. Corovoda Online bën një ndalesë në disa shifra sesa ka qënë numri i punësuarve në hapësirën 1943 - 1973.
Të punësuar në shtet në periudhën 1943 deri në fund të 1950 rezultojnë vetëm 67 persona.
Dhjetë vite më pas, në 1960 numri në total i të punësuarve në Çorovodë do të shkonte në 563 persona.
VitiNUMRI I TË PUNËSUARVE NË ÇOROVODË SEKTORI
195067SHTET
1960563SHTET
1962704SHTET
1967862SHTET
19693286SHTET
19704172SHTET
19714754SHTET
19725105SHTET
19735205SHTET

Në statistikat e kohës rezulton se në vitin 1960 në Çorovodë kanë punuar gjithësej 563 punëtorë.
Dy vjet më vonë, në 1962, numri i të punësuarve në shtet në Çorovodë shkoi në 704 prej të cilëve 70 punonin në sektor industrial, 344 në bujqësi, 160 në ndërtim, 26 në trasport dhe ndërtim, 89 në tregti, grumbullim, përpunim etj.

Në vitin 1967 numri i të punësuarve në qytet shkoi 862.
Gjatë viteve 1960 – 1965 punësim pati një hov pasi këto vite përkojnë me ngritjen e shumë ndërmarrjeve, si SMT-ja, komunalja, Ndërmarrja e Ndërtimit, Ndërmarrja e Përpunimit të Drurit, Ndërmarrja Pyjore, Oficina Mekanike etj.

Si rezultat i vënies në punë të këtyre nismave të reja, në vitin 1969 numri i punëtorëve u rrit dukshëm në Çorovodë duke kapur numrin 3286.

Një vit më vonë, në 1970 ky numër shkoi në 4172 prej të cilëve 1536 punonin në industri, 647 në bujqësi, 711 në ndërtim, 40 në trasport ndërtim, 644 në tregti grumbullim përpunim, 205 në komunale etj. 

Çorovoda e vitit 1971 në shtet numëronte 4754 punëtorë në sektorë të ndryshëm.

Viti 1972 kaloi për herë të parë numrin 5000 të të punësuarve në Çorovodë ku numri ekzakt shkoi në 5105 prej të cilëve 1286 punonin në bujqësi në fermat e ndryshme.

Në 1973 nga 5205 punëtore ne fund të këtij viti, në Çorovodë 2 260 ishin vetëm gra dhe vajza.

1977ÇOROVODA NUMËRON ZYRTARISHT 1 022 FAMILJE

Në vitin 1977 Çorovoda kishte 1022 familje zyrtarisht