Poliçan dhe Skrapar - Granata, Armë dhe Fishekë - Vazhdon fushata e dorëzimit vullnetar. VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Poliçan dhe Skrapar - Granata, Armë dhe Fishekë - Vazhdon fushata e dorëzimit vullnetar. VIDEO

Fatjon Kaloci
17.2.17
Zgjidhja nuk është arma por për mbajtësit ajo është problem më shumë, veçanërisht pas prillit 2017 kur në Shqipëri do të përfundoj një fushatë amnistie e deklaruar në media më herët. Të mërkurën dhe të enjten 15 dhe 16 shkurt 2017 armë, fishekë e granata janë dorëzuar vullnetarisht pranë komisariateve respektive në Skrapar dhe Poliçan. Sipas informacioneve zyrtare rreth 5000 fishekë, 10 granata dhe 1 armë u dorëzuan një ditë më parë në Poliçan. Ndërsa të mërkurën një video e shpërndarë në rrjet nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat publikoi imazhe të momenteve të dorëzimit të 7 800 fishekëve dhe 3 armëve në Skrapar.. Edhe të enjten pati një rast tjetër të dorëzimit të një arme zjarri në Skrapar.

Corovoda Online