Popullsia - Skrapari "barazohet" me Poliçanin - Verifikimi i adresave mund të uli ndjeshëm numrin e popullsisë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Popullsia - Skrapari "barazohet" me Poliçanin - Verifikimi i adresave mund të uli ndjeshëm numrin e popullsisë

Fatjon Kaloci
13.2.17
Sipas Corovoda Online numri i popullsisë së Skraparit po shkon drejt rënies, kjo e fundit pritet të jetë më konkrete kur në Shqipëri të përfundoj proçesi i Verifikimit të Adresave. Referuar disa të dhënave jozyrtare dy qytetet që ishin pjesë e një Bashkie para 2015 Poliçani dhe Skrapari tani me ndarjen e re administrative territoriale po barazohen në shifra përsa i përket numrit të popullsisë. Ndarje e re Territoriale i ka shtuar disa njësi Bashkisë Poliçan që kuptohet si shtim numri popullsie në total. Ndërsa Bashkia Skrapar mbetet nën njesitë e mëparshme nën juridiksion por ka një rënie të numrit të popullsisë.
Ndërsa në Vitin 2015 Numri i Popullsisë për Bashkinë Skrapar sipas Rregjistrit të Gjendjes Civile shkonte në 19 372 banorë referuar të dhënave të 2016 në këto 2 vjet ka afro 1 000 persona më pak.
Por le të shohim pak si rezulton me të dhënat e vitit 2016 popullsia në Skrapar:
SKRAPARINumri i Popullsisë 01.01.2016Numri i familjeve 01.01.2016
Qyteti Çorovodë6 1542 126
Njësia Çepan1 016364
Njësia Potom1 125344
Njësia Qëndër dhe Leshnje4 7731 513
Njësia Vëndreshë dhe Bogovë3 0991 030
Njësia Gjerbës dhe Zhepë2 264722
POLIÇANINumri i Popullsisë 01.01.2016Numri i familjeve 01.01.2016
Qyteti Poliçan8 3312 932
Njësia Tërpan2 544773
Njësia Vërtop7 2712 176

Në total rezulton se numri i popullsisë i përafrohet shifrës 18 000 në të dyja bashkitë, dikur pjesë e një të vetme.
Por proçesi i verifikimit të adresave, i cili ka nisur në Shqipëri nga 2 kompani shqiptare dhe një e huaj deri në mes vitin 2017 do të japi një rezultat paraprak të verifikimit real të shtetasve rezident sipas adresave të tyre të banimit. E konvertuar në shifra pritet që numri real i popullsisë të pësoj një rënie tjetër.

Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrativ