Requiem - Një Minutë Heshtje! - Vesel Pinderi - U shua një mjeshtër **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Requiem - Një Minutë Heshtje! - Vesel Pinderi - U shua një mjeshtër

Fatjon Kaloci
4.2.17
Kishte ditë që nuk po dilte më, të shihte e të kënaqej me punën cilësore që kishte bërë në qytetin e Çorovodës. Kishte ardhur që nga Panariti, me disa Specialistë të punimit të gurëve dhe drurit, sepse Skrapari i kishte të rrallë Ustallarët. Kur u vendos në Çorovodë, ai u shumë shpejt me Skraparin. Vesel Pinderi, ai veteran e mjeshtër i punës me gur, i ka lënë djersët e pastra të tij në çdo hap që të hedhësh në Çorovodë. Shikoni pallatet e rrugicat e shtruara me gur, shikoni çezmat me harqe, shikoni muret dhe keni parë Vesel Pinderin. Aty ai derdhi shpirtin artistik dhe ka lezetuar rrugët e një qyteti. Ai kishte lënë pushkën varur dhe në vend të saj kishte rrëmbyer dy pushkë të tjera që nuk kishin plumba por të vrisnin. U dashurua me çekanin dhe mistrinë dhe rindërtoi plagët e luftës. Fillimisht si çdo panaritas, e nisi punën por që më pas me intuitën e tij të ndjeshme u bë zot i zanatit, që ua kaloi edhe ustallarëve të e kishin mësuar. Në Çorovodë, ai jo vetëm nuk e ndjeu veten të huaj, por përkundrazi u bë aq qytetar sa Këshilli Bashkiak i Qytetit e shpalli atë Qytetar Nderi.
Corovoda Online / Shkëputur nga Libri i Autorit Sefedin Methoxha " Një Minutë Heshtje"