Skrapar - Ndalohet në kushte flagrance një 58 vjeçar Nga Kontrolli 16 kg Cannabis Sativa FOTO / VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Ndalohet në kushte flagrance një 58 vjeçar Nga Kontrolli 16 kg Cannabis Sativa FOTO / VIDEO

Fatjon Kaloci
8.2.17
Policia e Shtetit ka shpërndarë zyrtarisht informacionin e një ditë më parë, të pasdites së vonë të së martës 7 Shkurt 2017 në një Njësi Vendore të Skraparit. Sipas versionit zyrtar Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, më datë 07.02.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.B., 58 vjeç, banues në Skrapar.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K.B., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,
7 pako të mbështjella me letër natribani me peshë 16 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
VIDEO Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Përfundon Njoftim Zyrtar i Policisë së Shtetit.



Corovoda Online