Skrapar - Fermerët e Vëndreshës së shpejti me investimin e ri. Një sistem i ri Kanal Ujitje FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Fermerët e Vëndreshës së shpejti me investimin e ri. Një sistem i ri Kanal Ujitje FOTO

Fatjon Kaloci
19.3.17
Investimet të ndryshme kanë tjetërsuar Skraparin në harkun e pak viteve. Më i fundit prek më së shumti fermerët e zonës së Njësisë Administrative Vëndreshë ku punohet për ndërtimin e një kanali ujitje që ndihmon komunitetitn në kulturat bujqësore. Rehabilitimi i ujëmbledhësve, në këtë rast i rezervuarit të Vëndreshës synon që fermerët e Vëndreshës dhe Spatharës të kenë më shumë mundësi me prodhime bujqësore dhe nxitje të mikro fermave me qëllim ndikim pozitiv në ekonomitë familjare dhe lokale. Bashkia Skrapar dhe Kreu i saj Nesim Spahiu  ka në prioritet të punës së saj me qëllim rehabilitimin e të gjithë rrjetit ujëmbledhës në sisteme kanal vaditje për gjithë zonën e Skraparit duke i bërë më të prekshme nga komunitetit investimet në sektorin prioritar të bujqësisë. Më herët, në një takim në Berat, Ministri Panariti tha se Ministria e Bujqësisë nën drejtimin e tij ka akorduar disa eskavatorë në qark (përfshirë dhe Skraparin) me qëllim ardhjen në ndihmë ndaj banorëve të cilët merren me bujqësi dhe kanë nevojshmëri ekzistmcën e këtyre kanaleve ujitëse.

 
Corovoda Online / Imazhe Rrjet Social FB