• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

100 Vjetori i Lindjes së Kahreman Ylli - Komuniteti i Skraparit do të nderoj në një aktivitet personalitetin e shquar

Kahreman Ylli

Një aktivitet në nder të përkujtimit të 100 viteve nga lindja e personalitetit të Skraparit Kahreman Ylli do të mbahet prag fundjavës në Skrapar. Autoriteti vendor i Bashkisë Skrapar do të organizoj një takim jubilar në nder të rastit ku pritet prania e disa drejtuesve të lartë lokal dhe qëndror. Kahreman Ylli lindi në 22 prill 1917 në Leshnje, Skrapar dhe padyshim që ka qënë një ndër ikonat e krenarisë lokale të Skraparit mes emrave dhe viteve të njerëzve me kontribute në Shqipëri. Ai ka qënë Rektor i Universitetit të Tiranës.
Corovoda Online shkon në një jetëshkrim të shkurtër të Kahreman Ylli.
Kahreman Ylli (22 prill 1917 - 3 shtator 1975) ishte një aktivist i çeshtjeve patriotike shqiptare, ministër dhe rektor i Universitetit të Tiranës. Kahreman Ylli lindi më 22 prill 1917 në një familje atdhetare të fshatit Leshnjë, në Skrapar. Veprimtaria atdhetare e babait të tij, Sinan Ylli, kundër regjimit të Zogut dhe internimi i tij ndikuan që Kahremani qysh në moshë të re mbushet me ndjenja atdhedashurie dhe me shpirtin e revoltës. Në vogëli ai u ushqye me vargjet e zjarrta të Naimit, me këngët e popullit për të rënët e lirisë, me tregimet për trimërinë e çetave patriotike.

Në shkollën Normale të Elbasanit u bashkua me të rinjtë, që kërkonin përmbysjen me forcë të pushtetit të Zogut. Në korrik 1935 takohet në Tiranë me revolucionarin Riza Cerova i cili foli vendosmërisht për bashkimin e forcave përparimtare kundër tiranisë dhe mjerimit, fjalët e tij lanë gjurmë te Ylli.

Në vitin 1936 dëshira e madhe për të mësuar bëri që Kahremani të nisej për në Francë ku vazhdoi studimet e larta në Akademinë Pedagogjike të Lion-it të Francës ku ndjekja e studimeve kërkonte pagesë për të cilën u ndihmua nga xhaxhai i tij Sako Ylli i cili i dha një porosi të veçantë Kahremanit " Merru me gjithçka por vetëm jo me politikë". Gjithësesi atdheu kërkonte aktivistë të zjarrtë dhe aty u lidh menjëherë me emigrantët politikë shqiptarë.

Shtëpia e vëllezërve Gogo e Kozma Nushi u bë shtëpia e tij.

Në vitet 1935-1936 shërbeu si mësues në fshatin Zaloshnje, Skrapar

Në nëntor të vitit 1936 pranohet anëtar i shoqërisë “Vëllazëria” të Lionit.

Janari i vitit 1940 e gjeti mësues në ushtrimoren e Normales së Elbasanit. Aty, së bashku me kolegë e studentë ai u qëndroi presioneve fashiste dhe u bë një propagandues i luftës kundër fashizmit. Në mars të 1942 transferohet në Berat.

Ai dhe familja e tij në Skrapar iu kushtuan tërësisht luftës. Kahremani (“Bariu”), ndihmoi aktivisht në kijimin e Çetës Plakë partizane të Skraparit. Në verën dhe vjeshtën e vitit 1943 ai u mor aktivisht me ngritjen e formacioneve të mëdha partizane, si Batalioni “Riza Cerova” Grupi i Beratit, ai i Myzeqesë dhe i Skraparit.

Në Operacionin nazist të dimrit 1943-1944, Kahremani zhvillon një veprimtari të gjithanshme sidomos në Skrapar, ku kishin përqëndruar forca të shumta gjermano-balliste, që kishin ardhur të shuanin luftën partizane.

Kahreman Ylli u zgjodh delegat në Kongresin e Përmetit, ku u zgjodh dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar.

Në gushtin e vitit 1944 kur në Sheper të Zagorisë përuroej Brigada XIV Sulmuese ai emërohet komisar i saj. Në luftë për çlirimin e Sarandës Kahreman Ylli u plagos rëndë dhe u kurua në një spital partizan në Itali.

Në zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945 u zgjodh deputet i Skraparit.

Nga viti 1946 deri në 1948 ai ishte Ministër Fuqiplotë i RPSH në Francë.

Më 1946 mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, si anëtar i delegacionit shqiptar. Si përfaqësues i qeverisë shqiptare në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës mbrojti të drejtat e Shqipërisë. Tre dhjetëvjeçarë me radhë ai punoi për organizimin e shkollës së lartë.

Ai ishte Ministër i Arsimit në vitet 1948-1952 dhe më vonë në 1961 do të ishte Rektor i Universitetit të Tiranës si dhe punonjës me përgjegjësi në aparatin shtetëror për problemet e shkencës dhe të kulturës.

Kahreman Ylli ishte deputet i Skraparit në 6 legjislatura të Kuvendit Popullor dhe në legjislaturën e anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Ai u nda nga jeta në 3 shtator 1975.



Imazh i vitit 1971 - Çorovodë

Kahreman Ylli në një imazh gjatë luftës partizane

Sadush Ylli
Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA