Besimi Irracional - Plakat e Prillit "shtyjnë" pranverën. Çuditërisht gjatë këtyre ditëve Moti me vranësira dhe rreshje **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Besimi Irracional - Plakat e Prillit "shtyjnë" pranverën. Çuditërisht gjatë këtyre ditëve Moti me vranësira dhe rreshje

Fatjon Kaloci
1.4.17
E nëse postulati i dikurshëm "pranvera me një lule s'vjen"... mund të ndihet në Skrapar gjatë kësaj jave të parë të muajit Prill 2017 ku moti parashikon rreshje të lehta dhe vranësira, çuditërisht në mistikën e besimeve irracionale të popullit e përforcojnë datat 13, 14 dhe 15 Prill. "Plakat e Prillit" pritet të shihen se sa të ashpra do të jenë këtë vit, por ajo që ka ndodhur thuajse përherë është se moti vërtet ka qënë gri mbi qiellin e qytetit të vogël, prej vitesh. Gjithçka i referohet atij që nga më të vjetrit konsiderohet si kalendari "alla-turk" që në ndryshim nga kalendari zyrtar që përdorim është me  rreth 15 ditë prapa. Në fundin e muajit Mars(alla turk pra, po ti shtojmë 15 Ditë në kalendarin tonë shkojmë në 15 Prill) 3 ditët e fundit të tij përkojnë me Plakat) Në mistikën e besimeve irracionale popullore thuhet se tre plaka në  ditën e parë të hyrjes së muajit hoqën teshat e rënda të dimrit dhe morën tundsin apo dybekun thënë ndryshe, duke dalë në mal dhe duke kënduar me të lartë se "erdhi pranvera".  Dhe kështu, muaji  (alla turkce përkon me datën 31 mars) i kërkon hua muajit shkurt 3 ditë "që ti bëj plakat si të dua" dhe këto tre ditë rreshje të shumta dhe të ftohta ranë në malin ku plakat qëndronin pranverorçe. Shkurti i acartë pranoi ti jepte "hua" 3 nga 31 ditët e tij e do të mbetej me 28-të.

"Shkurt o Vëlla, a s'më thua
Jepmi 3 ditë hua
T'i bëj plakat si të dua"

Besimi popullor citon datat 13, 14, 15 prill si datat e plakave të muajit Prill, por ka edhe versione që citojnë data si 14, 15 dhe 16. ( kjo e fundit më tepër ndodh në rastet e viteve të brishta kur shkurti shënon 29 ditë).  Në Çorovodën Lokale shërbimi online meteorologjik accuweather ( i referohemi parashikimit afatgjatë nga e sotmja 1 prill 2017)  për datat 13, 14 dhe 15 prill 2017  çuditërisht parashikon rreshje shiu dhe tempratura që shkojnë drejt uljes. (Imazhi në vijim i referohet parashikimit që jep AccuWeather.com për Çorovodën. Theksojmë se ky parashikim i referohet datës 1 Prill 2017 ku nga sot deri atëherë mund të pësoj ndryshim realisht për frontet e masave të ajrit)


Corovoda Online