Dënimi i çuditshëm i FSHF - Skrapari me stadium? - Ndëshkohet me një ndeshje pa tifozë nga Disiplina **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Dënimi i çuditshëm i FSHF - Skrapari me stadium? - Ndëshkohet me një ndeshje pa tifozë nga Disiplina

Fatjon Kaloci
6.4.17
Mbledhja e sotme e Komisionit të Disiplinës Pranë FSHF ka vendosur ndër të tjera edhe një dënim për Klubin e Futbollit të Skraparit. Në vendimet e këtij Komisioni datë 6 Prill 2017 në pikën e 12 shkruhet se:
" KF Skrapari" për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të nenit 63/5 pika a) të KDS dënohet me zhvillimin e një ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës"
Në fakt, në Skrapar në qëndrën juridiksionale Çorovodë ka një terren sportiv pa stola dhe pa bileta i përshtatshëm si terren sportiv nga ku ndeshja mund të shihet edhe nga pjesë kodrinore shumë afër terrenit sportiv. Fjala Stadium mbase na miklon sedrën por në fakt nuk është i tillë.
Në vendimet e sotme edhe një lojtar i Skraparit u pezullua për 8 ndeshje thuhet në njoftim.Imazhi në bashkëngjitje i përket një foto arkivi .
Kujtojmë se një vit më parë, fillimisht disa portale shqip por dhe media sportive italiane shpërndanë në twitter plane ku topi bie ne lumë, në një ndeshje që u luajt në Skrapar.
Corovoda Online