E rrallë - Gjyshi Denoncon Nipin në Novaj, Skrapar për dhunim banese çështja kalon në Prokurori **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

E rrallë - Gjyshi Denoncon Nipin në Novaj, Skrapar për dhunim banese çështja kalon në Prokurori

Fatjon Kaloci
17.4.17
Që gjyshërit i duan Nipërit dhe Mbesat, kjo është e padiskutuar por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për një rast të ndodhur në Skrapar. Në një komunikim për shtyp zyrtar policia e shtetit njoftoi në mbrëmjen e 15 Prillit 2017 se:
Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për një shtetas vjeç 23, banues në Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Novaj, ka dhunuar banesën e gjyshit 67 vjeç.  Neni 112 i Kodit Penal.

Përtej lajmit zyrtar ka edhe një version të banorëve të fshatit Novaj, sipas të cilit nipi 23 vjeçar për shkak se mjeti me të cilin udhëtonte pësoi një difekt mendoi të kalonte natën në shtëpinë e gjyshit që ishte e mbyllur prej disa kohe pasi ishin zhvendosur për disa ditë në një qytet tjetër. Duke mos patur çelsin e shtëpisë ku do kalonin natën u detyruan t'a hapnin me forcë banesën dhe të flinin në të. Por banorë të fshatit që dëgjuan zhurmat sinjalizuan pa e ditur se kush ishte futur në shtëpi 67 vjeçarin, kur ky i fundit lajmëroi Forcat e Policisë se banesa e tij ishte dhunuar por pa e menduar se ishte nipi i tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Novaj, Skrapar

Corovoda Online