Genc Gjineci - "Zëri Zyrtar" i Digitalb - I riu nga Skrapari dhe "Fuqia e Zërit" të mediatikut Nr.1 shqip VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Genc Gjineci - "Zëri Zyrtar" i Digitalb - I riu nga Skrapari dhe "Fuqia e Zërit" të mediatikut Nr.1 shqip VIDEO

Fatjon Kaloci
5.4.17
Prej vitesh, ai është zëri zyrtar i spoteve të Digitalb -  platforma multimediale shqiptare më e madhe. Dhe një tjetër skraparas i një krenarie më shumë... Quhet Genc Gjineci dhe ka lindur në Çorovodë në prill 1981. Pasioni për median ishte ai që e udhëhoqi të riun nga Skrapari fillimisht në kryerjen e Akademisë së Lartë të Arteve në regji por dëshira për përfshirje në botën e asaj se çfarë fshihet pas radio dhe televizionit do të spikaste si anonim i padukshëm i ekraneve por që "fuqinë e zërit" përmes spoteve, në Top Albania Radio fillimisht apo më pas në platformën Digitalb ku shumë intro reklamuese të ofertave apo promocioneve të Digitalb shoqërohen nga zëri i tij. Por përtej zërit, talenti i tij do vazhdonte paralelisht me regjinë në disa produksione për t'ju rikthyer magjisë së radio - televizionit që tashmë ka krijuar dhe ideuar tashmë pjesë e paketës Digitalb siç janë. CITY TV dhe CITY Radio apo edhe kanali tematik i muzikës popullore Folklorit si janë produkte të tij në bashkëpunim me Triangle Media. I pashtërshëm në energji dhe thuajse gjithnjë i gëzuar duke i'u bindur motos Gëzoje Jetën... me 88-ën ( sinkronimin FM të City Radio) ai është padyshim një krenari më vehte mes Skraparit që shpesh viziton plot dëshirë. Më herët në pasditen e së mërkurës 5 Prill 2017 në një format të quajtur "Pasdite në Top Channel, nën titrimin "Fuqia e Zërit" me disa nga zërat më karakteristik të mediave në Shqipëri, Genc Gjineci ishte i ftuar si pjesë e këtij formati, dhe Corovoda Online sjell një video e shkurtër amatore (Kortezi Top Channel) me disa plane nga formati i njohur i pasditeve në televizion.

Corovoda Online