Nis udhëtimin elektronik portali zyrtar i Bashkisë Skrapar - Video - Faqja Web do pasqyroj aktivitetet e vendorit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nis udhëtimin elektronik portali zyrtar i Bashkisë Skrapar - Video - Faqja Web do pasqyroj aktivitetet e vendorit

Fatjon Kaloci
5.4.17
Ka nisur me një imazh të ri grafik, pas një periudhe shkëputje Faqja Zyrtare në Web e Bashkisë Skrapar. Adresari i ri elektronik www.bashkiaskrapar.gov.al paraqet një informacion të pasuruar të asaj që autoriteti vendor vendos në funksion të transparencës dhe vendosjes së një rruge të re komunikimi me publikun të infomacioneve kryesore, vendimeve të Këshillit Bashkiak Skrapar, informacion të përgjithshëm mbi Skraparin dhe njësitë administrative pjesë e tij. Po ashtu Programi i Trasparencës zë një vend të gjerësishëm duke i ardhur në ndihmë lexuesit online. Shërbimet Kryesore dhe referencat ligjore do të jenë paralelisht me këndin e ankesave apo raporteve të lexuesit aktiv që kontribuon për një qytet më të mirë. Rikthimi i faqes web vjen pas reformës territoriale administrative që Shqipëria pati si një konfigurim të ri pas 2015. Asokohe portali funksiononte nën domainin Bashkia Çorovodë, por ndryshimet pas kësaj reforme kërkuan edhe ndryshimin e emërtësës zyrtare tashmë Bashkia Skrapar ndryshe nga sa më para 2015 njihej si Bashkia Çorovodë.
Corovoda Online sjell një intro të konfigurimit grafik të parë që ka kjo faqe e cila do të azhornohet shpesh me qëllimin për të qënë si gjithnjë pranë qytetarëve.
Po ashtu edhe në rrjetin vidual YouTube kanë nisur të publikohen në një kanal të veçantë të Bashkisë Skrapar videot e para në rrjet të Bashkisë Skrapar.
Bashkia Skrapar ka pasur ndryshime të dukshme dhe të shpejta në zona të ndryshme të Skraparit duke e tjetërsuar Skraparin e para 6 viteve. Mesa duket modeli i suksesit të vënies në përdorim të politikave të sakta komunitare dhe burimeve njerëzore të vendorit ka rezultuar i suksseshëm në implementimin e programeve vendore dhe ekzekutive në hapin e zhvillimeve të kohës së shpejtë.



Corovoda Online