• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Sopranoja me famë botërore - "E dua Skraparin, Ju dua dhe ju... Ermonela Jaho në qëndër të artit botëror

... Sjell ndër mend fëmijërinë e hershme, kur ne; nipërit dhe mbesat mblidheshim si zogjtë pranë gjyshit dhe gjyshes, gjatë pushimeve të verës në Çorovodë... Kujtoj Gatimet e veçanta të gjyshes, tregimet e gjyshit, akaciet pranë shtëpisë dhe... më besoni i kam sytë me lot... E dua Skraparin, Ju dua dhe juve...
Kështu shkruante nga Stokholmi ndër të tjera vajza me origjinë nga Vërzhezha, Skrapari në 2011 kur bota po fillonte të dëgjonte zërin e saj dhe vlerësimet sapo kishin filluar nga Tokio, New York, Londër, Romë etj. Edhe pse u rrit në Tiranë, vajza e Hetem dhe Xhuljeta Jaho është me origjinë nga Skrapari, dhe për ne është padyshim një krenari më shumë. Ndërsa aktualiteti i këtyre ditëve të marsit 2017 në mbarë botën e ka sjellë në epiqëndër zërin e mrekullueshëm dhe interpretimin fluturak të Madama Butterfly suksesi botëror i saj është i padiskutueshëm me një zë dhe talent mes hyjnores dhe njerëzores. Në qershor 2011 në një komunikim elektronik me Corovoda Online sopranoja Jaho të mahniste me thjeshtësinë, modestinë dhe të folurin e thjeshtë mes rrugës së vështirë të artit, ku depërtimin mes vështirësive në atë komunikim e përmbyllte me ... pastaj kam edhe gjak skraparase...    Në 28 Qershor 2016 Këshilli Bashkiak Skrapar i akordoi titullin: "Qytetar Nderi" me motivacionin "Për një kontribut të shquar në fushën e artit dhe kulturës shqiptare që me zërin dhe interpretimin e saj është shndërruar në një ikonë të muzikës klasike në skenat prestigjioze botërore".

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA