Meteo - Alert: Segmenti Çorovodë - Fier mbi 40 gradë e premtja e fundit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Meteo - Alert: Segmenti Çorovodë - Fier mbi 40 gradë e premtja e fundit

Fatjon Kaloci
29.6.17
Sipas shërbimit meteorologjik MeteoAlb temperatura të larta do të prekin të premten 30 qershor 2017 Shqipërinë. Ky shërbim parashikon se zonat më të nxehta priten të jenë 2 kryesore. Në orientin Lindje - Perëndim zona me temperatura të larta pritet të jetë ajo që nis nga Çorovoda drejt Fierit ndërsa në drejtimin Veri Jug zona më e nxehtë pritet të jetë Elbasan - Memaliaj.
TIPS:
Konsumoni sa më shumë ujë nesër. Evitoni orët pik si dhe konsumin e pijeve alkoolike. Kujdes me moshat e përkujdesjes së madhe fëmijë dhe të moshuar. Po ashtu duhet të kujtoni se shpesh temperatura e parashikuar nga shërbimet meteorologjike mund të ndihet më e lartë kjo sepse shërbimet sinoptike parashikojnë ngrohtësine ajërore por shpesh edhe nxehtësia që çlirohet nga toka ndikon në atë që quhet Temperaturë që ndihet. Në disa zona të Skraparit temperatura nesër do të ndihet 40 gradë, kurse në qytet ka një pritshmëri pak më të ulët mes 36-37 gradë.
Kujdes nesër dhe në rastet të mundshme të konstatimit të zjarreve
Corovoda Online