Silva Caka versus Adnor Shameti - Cilët janë Kandidatët e përballjes së Elektoraleve 2017 në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Silva Caka versus Adnor Shameti - Cilët janë Kandidatët e përballjes së Elektoraleve 2017 në Skrapar

Fatjon Kaloci
3.6.17
Corovoda Online ndalet në vijim në jetëshkrimet e dy kandidaturave të përballjes elektorale të 25 Qershorit 2017 në Skrapar. Më tepër sesa një sfidë juristash mes tyre, kjo garë elektorale është më së shumti një përballje e forcës së subjektit politik që ata përfaqësojnë. Ndjekim më poshtë shkurtimisht jetëshkrimet e kandidatëve kryesore për elektoralet 2017.
Adnor Abedin Shameti Silva Maksim Caka
Kandidat i PS
Lindi në 12 maj 1973 në qytetin e Skraparit. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik. Në vitin 2008 ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Drejtësi. 1993-1994  Specializim në arenën ndërkombëtare, Hollandë. Në veprimtarinë profesionale ka një veprimtari shumë të pasur në fushën e drejtësisë. Në vitet 1995 e në vazhdim Avokat, antar i Dhomës së Avokatisë  Tiranë 2006-2014. Drejtues në një universitet privat.
Vizita e kualifikime të shumta në vende të Bashkimit Europian dhe SHBA, si dhe pjesmarrje në koferenca të shumta brenda dhe jashtë vendit. Autor i parë dhe bashkëautor në disa botime dhe artikuj shkencorë të publikuara brenda dhe jashtë vendit. Zoti Shameti  është zgjedhur kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në Qarkun Berat, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Kandidate e LSI
Lindi në 25 dhjetor 1987 në Çorovodë, Skrapar. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë, dega Juridik. Juristja e re vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përfunduar studimet Master / Shkencor, në Institutin e Studimeve Europiane për Diplomaci dhe Marrëdhenie Ndërkombëtare. Lobuese e fortë për çështjet gjinore dhe raportin e politikës ndaj gruas dhe rolit të saj në vendimarrje. E çertifikuar në disa trainime ku spikasin "Akademia Rajonale Politike" (2013) Organizuar nga National Democratic Institute si dhe më herët (2012) nën tematikun trainues për "Lobim dhe Avokim me Partitë Politike dhe Median, për Çështjet Gjinore".Në Legjislaturën 2013 - 2017 ajo është anëtare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste Për Integrim dhe anëtare në disa komisione parlamentare si ai mbi Çështjet Ligjore, Administratën Publike, Të Drejtave të Njeriut etj. Në periudhën 2011 - 2013 kontributi profesional i saj
u dha në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore në Shqipëri. Zonja Caka është zgjedhur kandidate për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në Qarkun Berat, propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.