Skrapar - Një tjetër rast i dhunës në familje - 36 vjeçari dhunon bashkëshorten 22 vjeç **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Një tjetër rast i dhunës në familje - 36 vjeçari dhunon bashkëshorten 22 vjeç

Fatjon Kaloci
30.6.17
Sipas njoftimit zyrtar ditën e djeshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat i janë referuar materialet për një tjetër rast të dhunës në familje. Një 36 vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, një 22 vjeçare. Periudha e stinës së nxehtë ndër vite ka rezultuar ndikuese në shtimin e rasteve të tilla. Shpesh diferencat moshore, papunësia, apo konsumimi i pijeve alkoolike janë faktorët kryesorë që nxisin raste të tilla. Jo të gjithë kanë mundësinë për të raportuar raste të tilla, kjo e ndikuar edhe nga gjykimi opinional i qytetit të vogël por edhe nga fakti se përtej denoncimeve apo rasteve në statistikave riintegrimi i viktimave të dhunës në familje mbetet një sfidë mes teorive institucionale.
Corovoda Online