Skrapari "fik" sinjalin televiziv analog në 3 korrik - Pas kësaj trasmetimet kalojnë në numerik **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari "fik" sinjalin televiziv analog në 3 korrik - Pas kësaj trasmetimet kalojnë në numerik

Fatjon Kaloci
27.6.17
Më herët Autoriteti i Medias AudioVizive, ndryshe AMA, njoftoi se në 3 korrik 2017 do të mbyllen trasmetimet televizive analoge për banorët e qarkut Berat. Nëse deri tani, disa kanale kanë mundur të trasmetojnë mbi Skrapar, nga ajo që vendasit ende i quajnë repetitorët e Vërzhezhës, sistemet e reja të trasmetimit po kalojnë në dixhitale tokësore. Por çfarë do të ketë të re për Skraparin? Në fakt gjithçka do të jetë risi, kjo edhe pse vetëm 3 kanale arrinin të trasmetonin në Skrapar kjo edhe për shkak të vështirësisë së terrenit. Pas 3 korrikut 2017 priten të shtohen numri i kanaleve si dhe cilësia e trasmetimit të tyre. Shërbimet kryesore do të jenë pa pagesë, përveç kur abonenti zgjedh ndonjë platformë private që ta ndjeki ku padyshim për të do të paguaj. Por mbi dhjetra kanale do të jenë falas përfshirë këtu edhe një paketë të RTSH RTSH 1 HD, RTSH 2 HD, RTSH 3 HD,
RTSH Sport, RTSH Film dhe RTSH Shqip.
Personat të cilët kanë aparate televiziv të fundit (televizor) mund të ndjekin këto kanale pa nevojë për pajisje shtesë. Për të tjerë nevojitet një pajisje dekoder i tipit DVB T - II e cila lidhet me televizorin tuaj. Familjet në ndihmë ekonomike e marrin falas këtë pajisje, ndërsa të tjerë duhet ta blejnë. Gradualisht epoka e ndryshimeve po vjen... edhe në Skraparin e vogël ku një studim i 2012 ka thënë më herët se koha që një banor i Skraparit kalon përpara televizorit shkon nga 5 në 7 orë në ditë ( mesatarisht)
Corovoda Online