Koordinata X - Shpella e Pirogoshit Skrapar - Vendasit thonë s'ka fund por... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Shpella e Pirogoshit Skrapar - Vendasit thonë s'ka fund por...

Fatjon Kaloci
2.7.17
Thuajse e pamundur, të zhbësh besimet irracionale me të cilat prej vitesh banorët e këtushëm u rritën. Një prej këtyre besimeve është ai i Shpellës së Pirogoshit, që për shumicën e banorëve "nuk ka fund". Koordinata X dhe Corovoda Online ndalen në këtë shkrim tek një prej monumenteve të shumtë natyrorë që ka Skrapari, tek Shpella e Pirogoshit.
Eksplorimi dhe rilevimi i plotë i shpellës së Pirogoshit u bë për të parën herë i plotë në vitin 1985 nga një grup speleologësh italianë të rajonit të Puglia Grotte. Sipas konkluzionit të tyre kjo shpellë ka një fund. Ajo është e gjatë 1 252 metra dhe në brendësi të saj gjerësia në shumë segmente shkon deri në 30 metra e gjerë dhe 5 metra e lartë. Në brendësi të saj gjenden forma mjaft të mistershme e të çuditshme, dhe brenda ka salla të mëdha dhe galeri tepër të ngushta, Po ashtu brenda saj gjenden puse e sifonë me ujë.
Tavanët dhe muret anësore të shpellës kanë një bukuri mahnitëse të stalakmiteve e stalaktiteve, të kolonave si dhe ka shumë sfera të shkëlqyeshme që rrezatojnë nën praninë e dritës si perla te krijuara nga kripërat e nëntokes. Këto forma të mistershme shkëlqyese vihen më tepër re mes sallave të mëdha si për shembull në atë të quajtur Salla e Konkrecioneve apo tek Salla e Korridorit etj.

Shpella mbyllet me një sifon dhe pus të thellë të mbushur me ujë rreth 35 deri në 40 metra të thellë. Kalimi dhe depërtimi në brendësi deri tek pjesa fundore e saj ka shumë vështirësi. Shpella ndodhet vetëm 2.5 kilometra larg qytetit të Çorovodës, në krahun e djathtë të Kanioneve të Gradecit dhe këtu ka hyrjen parësore të saj në një tarracë si tip ballkoni pikërisht aty ku është lartësia më e madhe e shpateve të Kanioneve të Gradecit, ndonse banorët lokale preferojnë hyrjen pranë Urës së Kasabashit, një hyrje pakës e vështirë fillimisht për shkak të përmasave të një pjesëse si tunel pak metra të gjatë.

Panorama nga hyrja parësore e saj është mbresëlënëse. Që prej këtej veçanërisht gjatë muajve pranveror mund të shikosh Ujëvarën e përroit të Radëshit, luginën e lumit me një bimësi të pasur që kombinon me nuancat gri të shkëmbinjve ndërsa në perëndim duket Kalaja e Skraparit në formën e saj karakteristike konike si e një vullkani të shuar por që ngjall gjithnjë një emocion pozitiv të ndryshëm.
Corovoda Online