Rikonstruktohen Mjediset e Muzeut Historik në Çorovodë si dhe Varrezat e Dëshmorëve në Prag të 75 Vjetorit të Çlirimit të Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rikonstruktohen Mjediset e Muzeut Historik në Çorovodë si dhe Varrezat e Dëshmorëve në Prag të 75 Vjetorit të Çlirimit të Skraparit

Fatjon Kaloci
5.8.17
Më herët gjatë javës, një postim në një rrjet social publikoi disa imazhe dhe një përshkrim të një prej investimeve më të fundit që ka konkretizuar Bashkia Skrapar. Bëhet fjalë riparimin e Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa prej vitesh për shkaqe të ndryshme degradimi i Varrezave ka qënë një ndër shqetësimet e kahershme të Organizatave të Familjeve të Dëshmorëve në Skrapar. Mesa duket kjo problematike ka marrë zgjidhje nga institucioni vendor i Bashkisë Skrapar. Në faqen zyrtare të Kryetarit të Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu përmes një postimi të shoqëruar me disa imazhe jepet një përshkrim i shkurtër. Veçojmë disa momente më poshtë:
Bashkia Skrapar me të ardhurat e saj, rikonstrukton Muzeun Historik si dhe varrezat e Dëshmorëvë të Rrethit. Pavarësisht, impenjimeve të shumta të Bashkisë Skrapar, me punë dhe projekte konkrete pothuajse në gjithë territorin e saj, ajo mundësoi që me të ardhurat e veta të rikonstruktonte fasadën e jashtme dhe nje pjesë të ambjenteve të brendshme të Muzeut Historik, si dhe rikonstruktimin e Varrezave të Dëshmorëvë, plotësisht të amortizuara.
Këto investime shumë të rëndësishme, në prag të 75 vjetorit të Çlirimit të Skraparit, janë pritur shumë mirë jo vetëm nga veteranët e Luftës Nacional-Çlirimtare, Familjeve të Dëshmorëve të Rrethit të Skraparit, Pasardhëse të Veteranëve por dhe nga gjithë komuniteti qytetar të cilët kanë vlerësuar shumë pozitivisht, trasformimet e mëdha infrastrukturore që ka pësuar Skrapari dhe qyteti i Çorovodës dhe natyrshit rolin e Kryetarit të Bashkisë z.Nesim Spahiu si promotor i këtij trasformimi. -
Thuhet kështu në një postim që daton pasditen e 3 gushtit në rrjetin social Facebook.

Lidhje e jashme që kërkon Facebook:

Corovoda Online / Imazhi Kredit FB/ www.facebook.com/z.nesimspahiu