Shoqërohet një shtetas - Zbulohen 500 rrënjë Kanabis Sativa në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Shoqërohet një shtetas - Zbulohen 500 rrënjë Kanabis Sativa në Skrapar

Fatjon Kaloci
17.8.17
Në 4 parcela së paku 500 rrënja kanabis sativa zbulohen në Skrapar. Sipas një raporti të besueshëm të Corovoda Online një ngjarje u raportua në afërsi të fshatit Gurrazez në Skrapar. Forcat e Policisë kanë shkuar pas sinjalizimeve të marra në mënyrë operative në vendngjarje ndërsa një shtetas është shoqëruar në polici por pa të dhëna se për cilin shtetas behet fjalë. Raportet e sigurta jozyrtare të Corovoda Online thanë se një person me u shoqërua. por sipas gjasave mendohet se shtetasi ka patur një detyrë administrative menaxhimi ( burimi jozyrtar). Në Skrapar prej disa ditësh në fakt burime theksojnë se shumë shtetas janë në sitën e drejtësisë duke pritur "implikime të tjera madhore" raportojnë burime konfidenciale të Corovoda Online por pa dhënë detaje për emra të përveçem apo subjekte. Ne na duhet të qëndrojmë në suazën e informacioneve paraprake, theksojmë edhe një herë kjo e enjte 17 gusht 2017 së paku 500 rrënjë kanabis sativa kapen nga policia e Skraparit në Gurrazez. (Informacioni theksojmë jozyrtar)
Imazhi me karakter Ilustrativ / Nuk lidhet domosdoshmërisht me Vendngjarjen
Corovoda Online