Skrapar - Nisin Trasmetimet Dixhitale Radiotelevizive përmes sinjalit Tokësor **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Nisin Trasmetimet Dixhitale Radiotelevizive përmes sinjalit Tokësor

Fatjon Kaloci
18.8.17
Prej dy ditësh, përmes disa testimeve që kemi kryer Skrapari po mbulohet me sinjal numerik të trasmetimeve radio televizive tokësore. Paketat falas televizive munden të ndiqen tashmë edhe në Skrapar ndërsa kriter nevojitet pasja e një pajisje DVTB T2 për ata që kanë televizor kryesisht të prodhuar përpara vitit 2013. Ndërsa aparatet televizive të prodhuara pas 2013 përgjithësisht kanë të inkorpuar apo trupëzuar pajisjen në fjalë. Afati i mëhershëm për mbylljen e trasmetimeve analoge ishte data 3 korrik 2017 por në një njoftim të Autoritetit të Medias Audio-Vizive ky afat u shty për në 15 gusht 2017. Në disa përdorues në rast se shfaqet vetëm një kanal (sipas raporteve që kemi patur në inboks na kanë thënë se shfaqet vetëm sinjali i Report Tv ) në fakt problemi qëndron tek antena e jashtme e juaja e cila duhet të drejtohet me drejtim nga Vëzhezha. Ne testuam sërisht këtu ku ndodhemi në Çorovodë dhe fillimisht ju shfaqet e plotë paketa e RTSH me kanale si RTSH 1 HD, RTSH 2 HD, RTSH 3 RTSH SHQIP, RTSH SPORT, RTSH MUZIK, RTK, RTSH PARLAMENT (test) RTSH 24 (test) etj.
Përdoruesit duhet të bëjnë kërkim në rastin e Televizorëve të prodhuar pas 2013 në versionin DTV ( Digital Tv) dhe ta lënë të plotë kërkimin. Ndërsa ata që janë pajisur me dekoder të jashtëm për televizor përpara këtij viti kërkimin duhet ta bëjnë në pajisjen e lidhur me televizorin e tyre. Kjo është një epokë e re e trasmetimeve në Shqipëri ndërsa shumë shtete europiane e kanë aplikuar kalimin në dixhital tokësor.
Corovoda Online / Imazhi Media Albania