Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - "Pronari" i Çorovodës së Vitit 1914 - DOKUMENT **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - "Pronari" i Çorovodës së Vitit 1914 - DOKUMENT

Fatjon Kaloci
2.9.20
Corovoda Online në këtë speciale  risjell një mori artikujsh dedikuar 78 vjet Çlirim të Çorovodës.
Ai ishte "Biznesmeni" i Çorovodës së vitit 1914 për pasurinë që kishte asokohe por më tepër për faktin historik se ai kishte në pronësi një Furrë Buke në Çorovodë. Quhej Riza Sinani dhe një shkresë (bashkëngjitur) përshkruan karakteristikat e tij dhe "faktin" pse pas çlirimit e quajtën Kulak. Kjo sepse si i pasur që ishte preferonte të rrinte me agallarë e bejlerë ku në përshkrim citohet një prej tyre Muharrem Kapllani .

Por vite më pas në 1959 përmes kësaj shkrese i propozohej Partisë "Që ti hiqej titulli Kulak Riza Sinanit" pasi ishte plakur dhe se nuk po "sillej keq" Shkresë e firmosur nga Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë asokohe Elmas Teme.
  • Pasuria Gjatë Rregjimit të Zogut:
Kishte 60 dylym, 200 krerë bagëti, 3 qe, një furrë buke në Çorovodë
  • Pasuria Gjatë Okupacionit Fashist
Tokë ka patur 60 dylym, 100 krerë bagëti, një pendë qe, dy kafshë samari dhe furrën
  • Pasuria Pas Çlirimit
Ka patur të njëjtën ekonomi, me këtë ekonomi ushqenin 30 veta që jetonin bashkë me vëllezërit.