Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - Reagimi i datës 5 dhe 7 shtator 1942 nga Karabinieria për ngjarjet në Çorovodë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - Reagimi i datës 5 dhe 7 shtator 1942 nga Karabinieria për ngjarjet në Çorovodë

Fatjon Kaloci
2.9.20
Corovoda Online në këtë speciale  risjell një mori artikujsh dedikuar 78 vjet Çlirim të Çorovodës.
Në dy materiale të mëposhtme, i referohemi përmbajtjes së tekstit të dy shkresave që mbajnë Nr.Prot 2041/5 dhe 4880/20 dhe të lëshuara nga Komandant Gjeneral Brigade Silve Robine në drejtim të Komandës Supreme të Karabinierisë Mbretërore Shqiptare. Në të dy këto raporte, citohen zhvillimet e 5 Shtatorit 1942 në Çorovodë.

(1)
Komandës Supreme të Karabinierisë Mbretërore Shqiptare
Nr.2041/5 datë 05/09/1942

P.T. Mëkëmbësisë Mbretërore
Kryesisë së Këshillit të Ministrave, Tiranë.


... Gjendja ushtarake e tenencës së Çorovodës, bahet ma tepër e kritikshme, sulmi prej anës rebeleve vazhdon me rreptësi. Na rezultojnë 4 të plagosur rëndë, ndër të cilët edhe komandanti i tyre... Komunikacioni i prerë...

                                                        Komandant Gjeneral Brigade
                                                                 Silve Robine
(2)
Komanda e Karabinierisë
Nr.4880/20 datë 07/09/1942

P.T. Kryeministrisë Tiranë


Në orën 13:00 fuqitë e armatosura që veprojnë në Skrapar, janë thyer nga çetat kryengritëse dhe u sprapsën. Prefekti ka urdhëruar boshatisjen e Çorovodës dhe të zonave rreth e rrotull.
Në Therepel kanë organizuar qëndresë në pritje të fuqive....

                                                        Komandant Gjeneral Brigade
                                                                 Silve Robine



Corovoda Online / Fatjon Kaloçi