Çorovodë - Mbahet Panairi i Produkteve Bio të zonës së Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë - Mbahet Panairi i Produkteve Bio të zonës së Skraparit

Fatjon Kaloci
27.9.17
Ndërsa pasditen e së martës 26 shtator 2017 "tendat e bardha" në sheshin e rimodeluar të Çorovodës ishin vendosur nga autoritetet dhe organizatorët, vendasit ndjenë më afër se eventi tashmë i përvitshëm prej mëse 6 vitesh ishte pranë. Dhe kështu ndodhi sot e mërkurë 27 shtator 2017 në Çorovodë ndërsa që në orët e para të mëngjesit eventi festiv i "Panairit të Produkteve Zonale të Skraparit" po mblidhte qindra banorë pranë. Dita kulmoi rreth orës 10:00 ku u çel zyrtarisht eventi. Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu mikpriti mes të ftuarëve, deputët Nasip Naço, Gledjon Rehovica, Spartak Braho, përfaqësues nga Trans Adriatic Pipeline, ku këta të fundit ishin edhe mundësuesit e këtij eventi për këtë vit. Mbi 100 reklamues e prodhues mallra e produkte 100% Made in Skrapar u reklamuan në Panair. Mes qindra të pranishmeve nuk munguan edhe momente të jetës kulturore e këngës dhe valles tradicionale skraparase, që nga më të vegjlit e deri tek më të mëdhenjtë. Një faqe zyrtare në Facebook publikoi disa imazhe nga ky event, ndërsa më poshtë japim të plotë edhe fjalën e mbajtur nga kryetari i Bashkisë Skrapar, në mesazhin përshëndetës të çeljes së Panairit. "Të ruani traditën..." - tha ndër të tjera Spahiu duke cituar edhe nevojën që kanë fermerët e zonës për subvencionime të kulturave të tyre.
Ndjekim më poshtë fjalë e plotë, Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu:

Mirëserdhët në Panairin e përvitshëm të produkteve bujqësore bio në Skrapar!
Ky është një aktivitet i rëndësishëm promovues, që ka ndikuar në rritjen e interesit të tregut për këto produkte, ka krijuar mundësi për tregëtimin e tyre në tregun lokal, rajonal dhe më gjerë.

Bashkia ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështes fermerët dhe prodhuesit e produkteve tipike. Ne do të synojmë që prodhimet tuaja, të promovohen dhe në Panairet Rajonale, Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Skrapari nuk është më një zonë e izoluar, ku ardhja e një turisti shkaktonte habi tek banorët, në ditët e sotme ai vizitohet pothuajse përditë nga turistë të shumtë, që të tërhequr nga natyra e bukur vijnë për t’u njohur më nga afër me të.

Numri i turistëve nga viti në vit shënon rritje, sipas satistikave të operatorëve dhe kjo në saj të promovimit dhe projekteve të bashkisë në këtë fushë.

Pavarësisht punës së bashkisë në promovimin e turizmit dhe produkteve tipike, ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi ende shumë punë për të bërë veçanërisht në drejtim të rritjes së numrit të hoteleve dhe standartit të shërbimit.

Projektet e bashkisë, projektet e qeverisë, projekti Tap, që po zbatohet në territorin tonë, do t’i japin më shumë zhvillim zonës, do të krijojnë më shumë punësim, më shumë mirëqënie për komunitetin, do të motivojnë biznesin që të investoj pasi Skrapari është realisht një zonë me mundësi të mëdha investimi.

Apeli im në këtë ditë festive për ju fermerë, prodhues të produkteve tipike, është që të ruani traditën, të ruani cilësinë e prodhimeve tuaja, pasi këto janë ato ç'ka turistët dhe turizmi kërkojnë sot.

Operatorëve turistikë do t`ju kërkoja, të përmirësojnë cilësinë e shërbimit, të investojnë në turizmin familjar, pasi kjo formë turizmi do të jetë e ardhmja e turizmit në Skrapar.

Qeverisë do t’i kërkoja më shumë subvencione për fermerët, që të mund të rrisin cilësinë e produkteve të prodhuara.

Së fundi një falenderim të vecantë do të bëj për Projektin Tap, si sponsor i këtij aktiviteti, që me punën dhe cilësinë e punimeve të kryera në zonë, ka ndihmuar në një transformim të jashtëzakonshëm të saj.

Në Imazhet e mëposhtme, Lidhje e jashtme me një rrjet social.


Corovoda Online