Në rikonstruksion Ura e Madhe pranë Pazarit në Çorovodë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Në rikonstruksion Ura e Madhe pranë Pazarit në Çorovodë

Fatjon Kaloci
23.9.17
Ndryshimet në Skrapar vazhdojnë. Prej disa ditësh, nga autoriteti vendor i Bashkisë Skrapar, punimet po synojnë kthimin në parametra funksional të Urës së madhe të Pazarit. E degraduar prej vitesh, veçanërisht nga prurjet e lumenjve Osum dhe Çorovoda, Ura e re synon të jetë "Porta hyrëse" në Çorovodën e mjeteve automobilistike, kjo sepse pritet të spostohet rruga hyrese tradicionale duke kaluar nga krahu tjetër i lumit deri në afërsi të Munushtirit ky një tjetër Urë ka përfunduar. I gjithë segmenti tashmë është i asfaltuar më së miri dhe ka dekor të gjelbër anash dhe trotuar në disa metra. Punimet që po kryhen në rregullimin e Urës së Pazarit, do të ti shërbejne mjeteve që do hyjnë në qëndrën e Çorovodës. Në krahun tjetër të Urës, për nga vendi i quajtur nga vendasit Fusha e Kadiut, po zgjerohet dhe po shkon drejt asfaltimit një rrugë tjetër që synon t'a lidhi Çorovodën me Urën e Vjetër të Sharovës e më pas rruga e gjerë merr drejtimin nga fshati Çerenisht. Kjo e fundit është një vepër e ndërtuar nga Trans Adriatic Pipeline që i vjen në ndihmë komunitetit. 
Corovoda Online