Poliçan - Vitet 70'të - Nga Uzina Largohen 27 emra me biografi " jo të pastër" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Poliçan - Vitet 70'të - Nga Uzina Largohen 27 emra me biografi " jo të pastër"

Fatjon Kaloci
7.9.17
Jemi me një tjetër postim por kët herë, nga dokumentat autentikë Corovoda Online ndalet në Poliçanin e viteve 70'të. Punëtorët e Uzinës duhej të selektoheshin, jo vetëm për faktin se aty ndodhej sekreti i madh ushtarak ( për kohën Uzina e Armëve ) por edhe se për së brendshmi një seri reagimesh kishin nisur për të famshmen Biografi të Pastër. Në dokumentin e mëposhtëm Corovoda Online publikon të Censuruar në Emra, një listë prej 27 punëtorësh që duhej të largoheshin pa asnjë diskutim tjetër nga puna pasi biografia e tyre çedonte.

Por çfarë thuhet në këtë dokument?
... prandaj Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit, Drejtoria dhe Komiteti i Partisë i Uzinës, duhet të mbajnë parasysh këto orientime që në uzinë të pranohen punëtor me biografi të pastër.

Lista e Punëtorëve të Larguar nga Uzina me Qëndrim të Keq.


1. S.M. - NB Ka qënë 6 muaj në burg për vjedhje
2. N.B.  - N.Komunale ka qënë dënuar 1 vit
3. A.D. - NB ka xhaxhain e burrit të vrarë ballist
4. H.D. - NFP ka xhaxhanë të vrarë ballist
5. H.A. - NB ka vjerrin të dënuar 10 vjet për vrasjen e një partizani si dhe një nip të dënuar ...
6. Y.A. - NB e shoqja e H
7. N.D. - Tepelenë, ka gjyshin kulak
8. B.M. - NB ka një dajo të pushkatuar nga partia dhe gjyshin e gruas Kulak
9. D.N. - NB e shoqja e B.
10. T.H. - NPyjore, ka vëllain në burg për vjedhje
11. A.H. - NB i jati ka qënë në burg 3 muaj
12. N.F. - NB babai i saj ka qënë me ballin dhe është plagosur nga forcat partizane
13. A.D. - NB Ka patur vjerrin pa triska fronti
14. H.G. - NB ka qënë i pasur jepte para me fajde, djali i tyre është dënuar 7 vjet për tentativë për arratisje
15. XH.XH. - Tepelenë, Ka një dajo të arratisur
16. N.K. - NB një vëlla në burg për tentativë arratisje, një kushëri i parë është arratisur gjatë luftës
17. D.E. - Poliçan (papunë) ka babanë të plagosur ballist
18. Z.K. - NB është e shoqja e N.
19. P.K. - N.Komunale ka dy kushërinj të parë të arratisur në SHBA
20. XH.K. - Poliçan, (papunë ) është e shoqja e P
21. T.H.  - Poliçan (papunë ) është dënuar vëllai për veprimtari armiqësore
22. N.A. - NB, ka një xhaxha të vrarë si ballist
23. A.K. - NB, ka një xhaxha të vrarë ballist
24. N.K. - NB, ka qënë në burg për vjedhje
25. D.M. - Q.Stalin, është hequr për xhaxhanë e gruas, ështi i shoqi i N.M.
26. N.M. - Q.Stalin xhaxhai i saj ka qënë toger i ballit
27. H.K. - NB, ka xhaxhanë e babait të vrarë si ballist.

Shkresa në fund firmoset nga Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit

Corovoda Online