Sfida "Dielli kundër Hënës" E sotmja 26.09.2017 Barazim në Çorovodë. Nga nesër Nata shtohet. Parashikimi Meteo deri në Fundjavë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sfida "Dielli kundër Hënës" E sotmja 26.09.2017 Barazim në Çorovodë. Nga nesër Nata shtohet. Parashikimi Meteo deri në Fundjavë

Fatjon Kaloci
26.9.17
Një moment i veçantë ishte ky i sotmi për Çorovodën, pasi zyrtarisht sot e martë 26 shtator 2017 Dielli qëndroi plot 12:00 orë në qiellin e qytetit të vogël. Në kuriozitetin e rastësishëm 2 herë në vit, sot lindja e diellit në Çorovodë ndodhi në 06:30 dhe perëndoi në 18:30 plot 12:00 orë. Nga nesër Nata merr minutat e para të ditës duke "përmbysur rezultatin" e duke u rikujtuar banorëve se dimri po afron. Kjo e mërkurë lindja e diellit për Çorovodën do të përkoj me 06:31 dhe perëndon në 18:29. Por përtej pikantes, shohim sesi pritet parashikime meteo sipas të dhënave meteorologjike deri në fundjavë në Çorovodë.
E mërkurë - 27 Shtator 2017
Intervali 08:00 - 15:00 Diell dhe Vranësira të lehta. Termometri ambjental do shënoj maksimalen sa 23 gradë celsius
Intervali 16:00 - 00:00 Rreshje të dobta shiu në Çorovodë, dhe momente Gri pa rreshje. Shiu më i shpeshtë pas orës 19:00 Maksimalja nën shi do të jetë sa 18 gradë.

E Enjte - 28 Shtator 2017
Intervali 08:00 - 15:00 Diell dhe Vranësira të lehta. Termometri ambjental do shënoj maksimalen sa 24 gradë celsius
Intervali 16:00 - 00:00 Gjëmime dhe shi i menjëhershëm i alternuar më pas me Rreshje të dobta shiu në Çorovodë deri në orën 21:00 dhe më pas momente vranësira nën qiellin që hapet. Shiu llogaritet i pritshëm me 3.1 mm

E Premte - 29 Shtator 2017
Intervali 08:00 - 15:00 Diell dhe Vranësira të lehta. Shi i lehtë pritet rreth 14:00 Temperaturat do pësojnë ulje pra koha do ftohet disi deri në 21 gradë pritet maksimalja në Çorovodë
Intervali 16:00 - 00:00 Gjëmime dhe shi i menjëhershëm i alternuar më pas me Rreshje të dobta shiu në Çorovodë deri në orën 19:00 dhe më pas momente vranësira nën qiellin që hapet. Shiu llogaritet i pritshëm me 3.1 mm por është pak më ftohtë shkohet në 17 gradë maksimalja.

E Shtunë - 30 Shtator 2017
Intervali 08:00 - 00:00 Diell dhe Vranësira të lehta. Propabilitet i ulët për rreshje shiu nëse ato do të ndodhin parashikohet rreth ora 18:00 ku vranësira do shtohen por nuk do ketë zgjatje të shirave Termometri ambjental do shënoj maksimalen sa 21 gradë celsius në mesditë dhe maksimalja e pasdites dhe mbrëmjes zbret në 15 gradë celsius

E Dielë - 31 Shtator 2017
Intervali 08:00 - 00:00 Diell dhe Vranësira të lehta nuk do ketë fenomene rreshjesh. Maksimalja e temperaturës do luhatet mes 21 dhe 14 gradë në mbrëmje.

Corovoda Online