Shigjetari **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Shigjetari

Fatjon Kaloci
19.9.17
Parashikimi i muajit Shtator për të lindurit mes datave 22 nëntor - 21 dhjetor nën shenjën e Shigjetarit.

Të lindurit mes 19 dhe 21 dhjetorit do të kërkojnë njohje të thella e të reja. Fokusi i shigjetarëve këtë muaj janë udhëtimet, levizjet, shoqërizimi edhe aventurat. Duhet të praktikoni shpesh insightin, të brendësoni gjërat me veten sepse Merkuri mund t'ju bllokoj ndonjë plan që keni dashur shumë ta bëni por që më pas sajoni pengesa. Kujdes në nrirjet apo tërhqejet muskulare tek ana e shëndetit. Do jeni shumë energjike në veprime por mendja shpesh t'ju japi pasiguri duke i thënë vetes "sja vlen". Provoni delikatesën pak më shumë dhe durimin. Tek veshja shih ngjyrat tek bluja me vija te lehta kryesisht veshje pambuku. Veshjet duhet ti keni këtë muaj pak më sportive me mëngë të gjera dhe të ajrosura.
Në aspektin e punës,edhe pse po bëni shumë sforco me veten në aplikimin e asaj çfarë ju doni, përpiqu para se ti kërkosh vetes shumë gjëra, të bësh ndonjë pushim, Do ju japi një formë psikologjike më të mirë. Dhjetëditshi i dytë do t'ju japi më mirë rezultate në aspektin ekonomik. Dhjetëditëshi i tretë, sforcohuni tek puna. Rekomandohet para se te merrni apo thoni diçka themelore te beni kujdes sidomos kur firmosni ndonje kontrate që mund tju bej me shpenzime ekstra. Durim Maksimal.