BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Skrapar - Shoqërohen 5 persona - Kapet një sasi prej 325 kilogram Cannabis Sattiva

Posted on Saturday, September 30, 2017 and filed under , , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Pamje nga Skrapari - Imazhi nuk lidhet domosdoshmërisht me informacionin Jpet me karakter ilustrativ
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, seksioni për narkotikët, në Skrapar në 28 shtator 2017 u kap një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva. Në njoftimin e shpërndarë më herët për mediat thuhet:
Më datë 28.09.2017, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në vijim të punës për goditjen e vepritarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe në vijim të kontrolleve të vazhdueshme kanë konstatuar se:
Në fshatin Potom, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me  peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme. - përfundon njoftimi zyrtar i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

0 Responses for “ Skrapar - Shoqërohen 5 persona - Kapet një sasi prej 325 kilogram Cannabis Sattiva”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social