• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Tha: "Nxënësit mërziten për këto gjëra..." por ishte dita e Gabuar. Ditëlindja e Enver Hoxhës. Të demaskohet! Enver Qama

Ishte viti 1977. Ndërsa në shtator 1976 ishte emëruar Drejtor i shkollës tetëvjeçare në Nishovë, Bargullas, një vit më pas ai në cilësinë e drejtorit do të duhej të fliste... por ai zgjodhi të thoshte vetëm një fjali: - "Siç e dini sot është ditëlindja e shokut Enver e tani do të dëgjoni programin e përgatitur nga fëmijtë... " Mjaftoi kaq dhe stafet përreth u habitën. "Vetëm kaq?!". E kjo do të ishte fillimi i një kalvari të gjatë përpjekjesh për të demaskuar figurën e mësuesit Enver Qama.
I'u kërkua llogari në një mbledhje mbi përse nuk foli gjatë për shokun Enver Hoxha.
Por Qama u shpreh: - " Nxënësit mërziten po t'u flasësh gjatë për këto gjëra..."
Por përpara kësaj, sipas shkresave autentike, Enver Qama ishte goditur jo pak herë mes provokimesh. Kështu ndërsa inspektonte një orë mësimi ku po flitej mbi krijimin e Migjenit "Kënga e Rinisë" Qama i kish thënë mësuesit: "Kot e ngrite aq lart rolin e Migjenit, ai po të kishte jetuar edhe ca mund t'i kishte thurur hymne fashizmit"


Në një tjetër rast kur 3-4 fshatarë flisnin sukseset e partizanëve dhe për të kaluarën e keqe të vendit ( citohet në dokument ) Enver Qama u ka thënë: - " E more ç'na i zini në gojë partizanët, e çfarë lufte bënë ata, shumë fshiheshin dëllinjave ndonjë zbraste ndonjë dyfek e thoni se bëmë luftë, e çfarë lufte i thonë kësaj".
Në një tjetër rast citohet se ai ka thënë: "Skrapallinjtë e kanë veti që të hanë njëri-tjetrin"
Dokumenti përmbyllet me shënimin:
" Nga sa u parashtrua del qartë se Enver Qama ka vepruar kundër pushtetit popullor në formën e agjitacionit dhe propagandës migjithëse nuk e ka bazën shoqërore për këtë aktivitetet. Enveri është intelektual me luhatje ideologjike e politike, i influencuar nga presioni i ideologjisë borgjeze e revizioniste.
Me qëllim që t'a ndërpresim këtë aktivitet armiqësor të tij dhe për t'a shpëtuar atë nga llumi ku po zhytet, mendojmë t'a demaskojmë para kooperativistëve të Kooperativës Bujqësore Bargullas."
Corovoda Online / Fatjon Kaloçi

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA