• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Shuhet 31 vjeçarja e njohur në Formatin "Big Brother" - Adelajda Xhamani pësoi një arrest kardiak

Së fundmi gazetare, por më herët drejtuese e disa formateve televizivë, 31 vjeçarja nga Kavaja Adelajda Xhamani u gjet pa jetë këtë të dielë 29 tetor 2017. Sipas Balkanweb, 31 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. E njohur fillimisht si Adela, vajza nga Kavaja theu tabutë rajonale kur mori pjesë në formatin Big Brother në Top Channel. Në tetorin e një viti më parë në rrjetin social facebook Adela postonte ndër të tjera ndjeshmërinë e një ngjarje, ku një i ri kishte mohuar jetën duke pirë fostoksinë si pasojë e bullizmit.
“Më mërziti shumë ky lajm. Edhe sot u zgjova me mendjen te ky çuni. Shqiptarëve u kanë hapur dyert e i kanë mirëpritur në shtëpi në të gjithë botën, kurse ne këtu brenda kufijve jo vetëm të shtetit por edhe të lagjes, nuk e pranojmë njëri-tjetrin. Kurrë s’i kam kuptuar njerëzit që shesin mend me prejardhjen. A thua se është arritje që linde aty ku linde e jo se ta caktoi i madhi Zot. Unë kam lindur e jetuar në qytet, kam punuar në fshat, por kurrë në mendjen time nuk kanë ekzistuar të tilla ndasi. Ama akoma dëgjoj të thonë nëpër dhëmbë nëpër pritje “mondane” apo të lexoj në Fb-ra njerëzisht të “shquar” të botës famoze fraza si: “Kur u bë dhe kjo katunarja”. Dikur një ish-shefja ime më tha se kur të fliste ajo unë s’duhej të bëja as “gëk” sepse ajo kishte lindur në Tiranë e unë kisha ardhur nga … (këtu përdori fjalorin e saj qytetar). Sigurisht (sidomos ju që më njihni, mirë e dini) unë nuk e mbylla gojën, por patjetër që u përgjigja dhe me fjalorin tim të edukuar prej njeriu të qytetëruar (çështje niveli). Nejse. Unë sinqerisht këto “batuta” s’i kam konsideruar, madje kam bërë gallatë me paditurinë e këtyre njerëzve. Por sot po mendoja, po të isha 17 vjeçe e të më thoshin përditë “o fshatare” njerëzit më të cilët rri, nuk do më dukej edhe aq gallatë ndoshta.
Ndoshta do ta vuaja, siç ka vuajtur aq shumë ky djalë i cili udhëtonte çdo ditë 40 km se në fshatin e tij s’kishte shkollë e që prej talljeve të shokëve qytetarë piu helmin e hoqi dorë nga jeta. Uroj që historia e tij të bëhet shembull e njerëzit të mbyllin gojën e të hapin mendjen (se i dëgjojnë edhe fëmijët). Ditë të mbarë e me Zotin me vete!”- shkruante Adela në Facebook në tetor 2016.

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA