• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Skrapar Maj 1967 - Vdekja enigmatike e djalit nga Çepani - Njihte shumë gjuhë të huaja por ...

Pekin 1961 - Latif Fodulli (Qazimi)
Ai quhej Latif (Qazimi) Fodulli ndërsa miqtë e thërrisnin Lato. Lindi në Çepan të Skraparit më 17 janar 1940. Pasi mbaron shkollën fillore në Çepan në vitin 1950 shkon në shkollën shkollën shtatëvjeçare në konviktin e Ujit të Ftohtë, Vlorë, të cilën e përfundon në qershor të vitit 1954. Në shtator të atij viti shkon në Politeknikumin “7 Nëntori” Tiranë, dega Gjeologji-Miniera ku u diplomua teknik i mesëm minierash me rezultatin shkëlqyeshëm, emri i tij shkruhet në Tabelën e Artë të shkollës. Në korrik 1958 emërohet në punë në Ministrinë e Ndërtimit (Drejtoria Hidroteknike), punon teknik i mesëm për gjeologji ndërtimi në Lushnjë, Bistricë, Roskovec, Durrës, Milot, Shkopet, Korçë, Vlorë, dhe Tiranë, me vlerësime të shkëlqyera. Në tetor 1961 shkon me studime në Kinë (në qytetet Pekin e Shenian) ku diplomohet inxhinier elektrometalurg me diplomë të shkëlqyer. Pasi u kthye nga Kina, në dhjetor 1966 u caktua inxhinier në laboratorin e uzinës mekanike ushtarake të Poliçanit, ku punoi vetëm 149 ditë. Më 12 maj 1967 gjeti vdekjen në mënyrë enigmatike.

Kanë kaluar plot 45 vjet që atëherë, kur u gjet i mbytur në Vjosë trupi i inxhinierit që s’kishte mbushur as pesë muaj në Uzinën e Poliçanit, Latif Fodullit (Qazimi) nga Çepani. Një vdekje e mbuluar me mister që ende nuk është zbardhur dhe që prej vitesh mundon familjarët. Miqtë dhe shokët e tij që janë gjallë, por edhe punëtorët e Poliçanit, e kujtojnë Latifin si një përjashtim, si një fenomen i rrallë njerëzor, për shkak të njohurive dhe të inteligjencës së tij tepër të lartë, por edhe të virtyteve më të mira njerëzore. Mos ishte vallë kjo shkallë intelekti që i hëngri kokën!?... Kush e eliminoi dhe pse në atë mënyrë?... Pse vdekja e tij u mbulua me heshtje?...Pse nuk u hap arkivoli? A ishte brenda trupi i tij apo i ndonjë tjetri. Mos vallë është ende gjallë dhe u përdor meqenëse ai dinte disa gjuhë të huaja?!... E shumë e shumë pyetje të tilla presin përgjigje.
1958 - Latif Fodulli (Qazimi)

Pavarësisht nga jeta shumë e shkurtër e tij, Latifi la një trashëgimi jo të vogël në drejtim të profesionit që ushtroi si teknik gjeolog dhe si inxhinier elektrometalurg. Janë të shumta punimet që ka lënë ai në fushat e gjeologjisë, të formacioneve të tokës ku do të ndërtoheshin veprat e planifikuara, diga, argjinatura, tunele, ndërtesa, fabrika, shtylla tensioni të lartë, etj, të cilat meritojnë të studiohen dhe të evidentohen për të parë përmasat e këtij njeriu. Trashëgimia e tij në këto vite janë punimet e tij analitike shkencore të formacioneve të tokës ku do të ndërtoheshin veprat e planifikuara: diga, argjinatura, tunele, ndërtesa, fabrika, shtylla tensioni të lartë, etj. Duhet të përmendim hidrocentralet e Bistricës e të Shkopetit, që ishin objekte të një rëndësie të veçantë kombëtare, ku Latifi investoi djersë e dije, mençuri profesionale dhe aftësi organizative; me studimet për ndërtimin e themeleve të këtyre veprave shumë të mëdha dhe krejt të reja për kohën dhe mundësitë ekonomike e intelektuale të Shqipërisë. Ai kryesoi ekipet e punimeve për digën në rezervuarët e Kurjanit e të Thanës; për vendosjen e linjave të tensionit të lartë në Milot, në fushën e Maliqit në Korçë; zgjidhjen e problemeve të ujërave nëntokësore në bregdetin e plazhit të Durrësit dhe dhjetëra objekte të tjera të rëndësishme. Koha vërtetoi plotësisht saktësinë e cilësinë e punimeve të tij me nivel të lartë tekniko-profesional e shkencor. Trajtesa të tjera të karakterit të mirëfilltë studimor-shkencor ka patur, me sa kemi gjetur deri tani në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, në dy objekte jo pak të rëndësishme kombëtare siç janë Fabrika e Sodës Kaustike në Vlorë dhe zgjerimi i Uzinës së Porcelanit në Tiranë. Edhe vetëm një kohë shumë të shkurtër, ai la gjurmë edhe në fonderinë e Uzinës Mekanike të Poliçanit. Ai punoi e jetoi në kantiere tok me punëtorët, ku dëshmoi portretin e tij si njeri i dashur me shokët e shoqet, me një art komunikimi shpirtëror që spikaste ngado e në çdo kohë. Duhet thënë se ai, megjithëse fare i ri në moshë, bënte pjesë në atë kohë në elitën intelektuale më në zë të kryeqytetit, fakt që sot e dëshmojnë profesorë, akademikë e shkrimtarë, midis tyre edhe miku i tij i ngushtë, piktori i njohur, Llambi Blido, me të cilët ai ka bashkëpunuar apo ka patur miqësi. Por Latifi, veç punës dhe profesionit, ka qenë një shkrimtar dhe artist i vërtetë. A ka lenë gjashtëdhjetë e tetë poezi të përgatitura për botim dhe mjaft të tjera të papërpunuara; prej tyre katër janë botuar në gazetën “Zëri i Rinisë“, datë 30 shtator 1960; tridhjetë e një tregime, skica e reportazhe; 187 faqe dorëshkrime të tjera të shumëllojshme, të llogaritura pa letërkëmbimet. Ai ka lënë një ditar shumëvjeçar me 404 faqe dorëshkrim, ku gjen kritikë për artin skenik, për letërsinë në prozë e poezi të kohës që ai jetoi, për pikturën dhe skulpturën. Gjithashtu ka përkthime nga gjuhët ruse e kineze, fabula, anekdota. Veç kësaj ai ka qenë i pasionuar pas pikturës, ku ka lënë 89 skica dhe vizatime. Latifi ka edhe konspekte hulumtuese të grimcave gjuhësore e folklorike të rrënjës popullore të gjuhës shqipe; proverba të përkthyera e të përshtatura prej tij krahasimisht në tri gjuhët, shqipe, ruse dhe kineze. Ai ka patur një letërkëmbim të gjerë me shumë njerëz sidomos kur ishte student në Kinë (pjesa me e madhe e të cilit është ruajtur), dorëshkrime të cilat i kalojnë 900 faqet. Unikal në mendime, vizionar në çdo gjë që zinte me dorë, i bukur në pamje, i dashur dhe i dhembshur në shpirt, njeri i pajisur me magjinë dhe artin e komunikimit. Kështu e përshkruajnë në kujtimet e tyre miqtë e shokët që e kanë njohur dhe që tani janë në moshën e tretë, ndërsa ai mbeti për ta përjetë i ri.


Corovoda Online / Zylyftar Hoxha

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA