Skrapar - Një tjetër rast i kultivimit të Cannabis në Skrapar. Sasia? "E paimagjinueshme" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Një tjetër rast i kultivimit të Cannabis në Skrapar. Sasia? "E paimagjinueshme"

Fatjon Kaloci
5.10.17
Ndërsa në thonjëza, termi " e paimagjinueshme" mund të aludoj shifra, më herët në 4 Tetor 2017 plot 3 rrënjë cannabis sativa u gjetën të mbjella në një pronë publike, brenda një zone të pyllëzuar - thuhet kështu në një njoftim të Policisë. Jo gjithmonë sasia mund të përbëj lajm, por e panatyrshme për lajmin lokal qëndron fakti se kjo përbën "sasinë më të vogël të asgjesuar ndër vite në Skrapar". Përtej impresionit mediatik, duke i'u rikthyer lajmit në njoftimin zyrtar thuhet:
Më datë 04.10.2017, në Qafën e  Gjarpërit, midis fshatit Grevë dhe Postenë, Njësia Administrative Gjerbës Skrapar, në pronë publike, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën të mbjella 3 bimë narkotike Cannabis Sativa, dhe 7 bimë narkotike të thara, që u asgjësuan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 284 i Kodit Penal.
Por e djeshmja e 4 tetorit 2017 edhe në Poliçan ka rregjistruar një vepër. Edhe këtu (përpos ilaritetit mediatik - pa dashur të keqpërdorim ngjarjen ) një 37 vjeçar dje, ka kallëzuar se në 30 shtator 2017 pranë një kasolle në afërsi të shtëpisë i kanë marrë 1 dash.


Corovoda Online