Survivor në Skrapar ? - Një format televiziv i huaj do të xhiroj disa ditë në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Survivor në Skrapar ? - Një format televiziv i huaj do të xhiroj disa ditë në Skrapar

Fatjon Kaloci
27.10.17
Sipas një burimi të Corovoda Online, një format televiziv i ngjashëm me "Survivor", do të realizohet për disa ditë në Skrapar. Formati në ndjekshmëri të lartë në një kanal televiziv nordik, në thelb ka "mbijetesën" dhe kështu - sipas burimeve - do të jetohet për disa ditë në një zonë të Skraparit, ku ushqimi, fjetja etj, do të jenë me ç'ka munden të gjejnë e të ushqehen në natyrë. Dy personazhe VIP të shtetit nordik do jenë në Skrapar. Mbijetesa e gërshetuar me eksplorimin e vendeve magjepse të Skraparit do të jenë fokusi afro 5 ditor i qëndrimit të "tyre" në Skrapar. Nën diell, shi apo të ftohtë, një çift do të jetë në qëndër të formatit televiziv, ku rregjistrimi video do jetë thuajse 24h/24h dhe ku do synohet të tregohet sesi do të jetohet pa kontakte me njerëzit lokal me kushtet e natyrës tek ajo se çfarë mund të gjejnë vetë apo gjuajnë në natyrë dhe në mungesë të plotë të komunikimit gjuhësor. Corovoda Online do të jetë sërisht me një shkrim por vetëm pasi të ketë përfunduar ky format, pasi zbulimi i shumë detajeve, nga kureshtja mund të "prish" idenë televizive. Gjithësesi, ne thyejmë pak "akujt e infromacionit të rezervuar" duke publikuar një imazh të protagonistit kryesor ;)