• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Taksa e Pronës - 2018 do të nis me Tiranën, por sa mund të shkoj kjo taksë për Skraparin?

Imazh Arkiv - Çorovodë, Mars 2017
Do të nisi me Tiranën aplikimi i ri i Taksës së Pronës për vitin 2018, ndërsa qytetet e bashkive të tjera ende do të presin pasi nuk ka dalë ende ndonjë specifikim llogaritës i kësaj takse. Por ajo që dihet është gjatë 2018 nuk do të aplikohet kjo taksë për pronat bujqësore. Ndërsa rrethet e tjera do të duhet të presin, ndonse në raporte citohen se vlerat që paguhen nga Pronarët e ndërtesave aktualisht janë rreth 5 Euro në vit për bashkitë e kategorive të treta. Për Skraparin, me legjislacionin e mëparshëm kishte një kategorizim për ndërtesat dhe në bazë të faktit nëse ishin ndërtime të para 1993 apo pas këtij viti, ku 1 metër katror rrihej me 5 apo 6 lek.
Por në 2018 si element bazik do të merret çmimi i tregut apo vlera që ka objekti ndërtimor nëse do të shitej sot.
Ndonse është herët, pasi rikujtojmë se në 2018 fillimisht do të nis Tirana dhe më pas rrethet për aplikimin e kësaj taksa, për të orientuar disi mënyrën e llogaritjes së mundshme ndjekim një shembull hipotetik më poshtë:
SHEMBULL HIPOTETIK:
Në Tiranë një Apartament 100 metra katror me vlerë çmimi aktual 100 000 euro më e pakta që do të paguaj shihet sa 76 euro në vit.
Në Skrapar një Apartament 100 metra katror me vlerë çmimi aktual 25 000 euro më e shumta që do të paguaj shihet sa 19 euro në vit ndërsa më e pakta mund të shihet sa 15 euro në vit.
Sipas këtij shembulli Taksa e Pronës në Skrapar do të shkoj afërsisht 2 000 lek në vit për rastin kur apartamenti është 100 metër katror APO NDRYSHE 20 lek për çdo metër katror
NË ÇOROVODË, SIPËRFAQJA E NDËRTESAVE TË BANIMIT NË TOTAL MENDOHET SE SHKON NË RRETH 55,350 METRA KATROR

Por edhe pse s'kanë dalë specifikat për Bashkitë e tjera, për mënyrën e llogaritjes së kësaj takse vendimarrësi duhet të ketë në konsiderata zhvillimin ekonomik të zonave dhe kapacitetin pagues, periferitë, fshatrat etj. 


Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA