Viti 1945 - Kush ishin 5 Skraparasit e Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë së vitit 1945 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Viti 1945 - Kush ishin 5 Skraparasit e Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë së vitit 1945

Fatjon Kaloci
29.10.17
Asokohe quhej Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, një shërbim inteligjence që nisi në dhjetor 1944 i cili ishte në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë së vitit 1945 dhe që  u ruajt me këtë emër deri në 1946 kohë kur u krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1966 u bë riorganizimi në tre drejtori: e para e Kundërzbulimit, e dyta e Udhëheqjes dhe e treta e Zbulimit Politik, strukturë që e ruajtën deri në vitin 1991. Më herët, një listim prej 70 emrash kuadrosh të kësaj strukture të vitit 1945 u bë publik në disa media elektronike. Nga lista në fjalë shkëpusim 5 kuadro skraparas që citohen në shkrimin e postuar fillimisht në shqiptarja.com:
1-Njazi Bracaj – komandant batalioni, kapiten II, 6 muaj përgjegjës në Brigadën II të Mbrojtjes së Popullit (MP), ka kryer 5 klasë fillore, është prej Skrapari.
2-Xhevit Potoni – nënkomandant batalioni, efektiv i Brig V MP, 9 muaj përgjegjësi, ka kryer dy klasë fillore, është nga Skrapari, mban gradën toger.
3-Haxhi Islami – nënkomandat batalioni, Brigada VII MP, 6 muaj në përgjegjësi, është nga Skrapari, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën toger.
4-Jahe Çollaku – nënkomand kompanie në Brigadën IV MP, 3 muaj përgjegjësi, është nga Skrapari, ka mbaruar 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
5-Sabri Shkëmbi – nënkomandant batalioni, Brigada IV MP, 5 muaj përgjegji, është nga Skrapari, 3 klasë fillore, mban gradën toger.