Çorovodë - Festohet 29 Nëntori - Aktivitetet u mbajtën paraditen e së mërkurës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë - Festohet 29 Nëntori - Aktivitetet u mbajtën paraditen e së mërkurës

Fatjon Kaloci
29.11.17
29 Nëntor 2017 - Çorovodë - Imazhi Kredi R.L.
Në kuadër të festimeve të Ditës së Çlirimit, në promemorie të 29 Nëntorit 1944, edhe në Çorovodë u zhvilluan disa aktivitete të festës. Rreth orës 10:00 në Varrezat e Dëshmorëve u zhvillua ceremoniali i nderit, për gjithë ata bij e bija të Skraparit që dhanë jetën për çlirimin e vendit. Në aktivitet morën pjesë qindra të pranishëm. Kurora me lule u vendosën nga kreu i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, Kreu i Këshillit Bashkiak, Kryetari i Komitetit të Veteranëve, pjesëtarë të Organizatave të Familjeve të Dëshmorëve etj. Pas ceremonialit të rastit, ndalesa e radhës u bë në Muzeun Historik të Skraparit ndërsa në stenda të caktuara të luftës për çlirim të skraparasve u bënë ndalesa dhe diskutime të rastit. Shkojmë me disa imazhe të kësaj paraditeje e mërkurë 29 nëntor 2017 në Çorovodë.
29 Nëntor 2017 - Pamje në brendësi nga Muzeu Historik Skrapar Imazhi Kredit R.L

29 Nëntor 2017 - Imazhi Kredit R.L. - Çorovodë

Rojet e Nderit - 29 Nëntor 2017 - Çorovodë Imazhi Kredit R.L.