Koordinata X - Vitet 1903 - 1907 - Skraparasi Ali Spahiu ishte Kryetari i Bashkisë së Vlorës - Shoqëroi Edith Durhamin... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Vitet 1903 - 1907 - Skraparasi Ali Spahiu ishte Kryetari i Bashkisë së Vlorës - Shoqëroi Edith Durhamin...

Fatjon Kaloci
29.11.17
Në vitet 1903 - 1907 Vlora do të kishte si Kryetar të Bashkisë së saj Ali Spahiu. I lindur në Malind të Skraparit në 20 qershor 1853, studimet e para i kreu në Berat pranë medresesë së Beratit. Gjimnazin do t'a vazhdonte në Greqi, ku ndoqi studimet në Janinë në gjmnazin Zosimea. Aty, u njoh me vëllezërit Frashëri, Halit Bërzheshta dhe Hamdi Filati duke ju bashkuar kështu lëvizjes kombëtare. Nën ndikimin e Halit Bërzheshta dhe Hamdi Filatit u përfshi në veprimtari të gjerë të Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit. Më pas në vitin 1880 fitoi konkursin në Fakultetin e Shkencave  Juridiko - Politike në Stamboll ku prej andej do mësonte se Porta e Lartë Osmane kishte filluar përndjekjen ndaj anëtarëve e veprimtarëve të Lidhjes së Prizrenit. Në qershor 1881 në një letërkëmbim me mikun e tij Hamdi Filati, Ali Spahiu shkruante:
"...njëdizaj. në Shkup kanë mbyllë ndë bodrum kryeshqiptarët e Shkupit. Janë nisë për atje taborre të tjera katër a pesë për të bërë gjak me shqiptarët e për të shuar të ngriturit krye për autonomi. Fletoret thonë se në Kosovë është bërë luftë e gjakshme..."
Gjatë viteve të shkollës së lartë, 1880 - 1884 në Stamboll u bë anëtar i klubit "Stambolli". Mendohet se gjatë viteve të studimit nga Turqia ai ka nisur së paku 5 alfabetare të shoqërisë së Stambollit për në Skrapar, me dëshirën për të nxitur mësimin e leximin shqip.
Në mesin e viteve 1890 Ali Spahiu filloi të shoqërohej me Shahin Kolonjën dhe në vjeshtën e vitit 1900 ndërsa Ali Spahiu emërohet Inspektor në Doganën e Sarandës, Shahin Kolonja miku i tij si Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Tre vite më vonë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës do ta merrte Ali Spahiu që do të qëndronte në këtë detyrë për katër vjet deri në 1907 pasi u pushua si Kryetar i Bashkisë së Vlorës në prill 1907. Në 1908 ishte një nga disa patriotë që po merreshin me organizimin e Kongresit të Manastirit. Së bashku me Ibrahim Abdullai, Mehmet Mallkeqi dhe Xhelal Kopënckën në korrik të vitit 1914 shoqëruan Edith Durhamin britaniken që pasqyronte në shtypin europian fatin e dramën e shqipëtareve.
Në vitin 1916 - 1917 Ali Spahiu mbajti detyrën e nënprefektit të Beratit.
Fatjon Kaloci / Corovoda Online