Koordinata X - Viti 1962 - Ekipi i Skraparit apo "5 Shtatori" pëson humbjen më të thellë... Disa pikante nga sporti në vite **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Viti 1962 - Ekipi i Skraparit apo "5 Shtatori" pëson humbjen më të thellë... Disa pikante nga sporti në vite

Fatjon Kaloci
3.11.17
Përkëdhelim pak nostalgjinë sportive në këtë postim ku ndalemi mes viteve në Skraparin e sporteve. Sportet kanë patur arritjet e tyre pozitive ndër vite por ne veçojmë disa ndër më pikantet e shifrave, datave apo protagonistëve.

Viti 1962
- Humbja më e thellë në vite në Futboll për Skuadrën e Skraparit apo "5 Shtatorit" është rregjistruar në vitin 1962. Për shumë kohë, kjo humbje mbeti në Shqipëri si rasti Unikal. Skrapari luante ndaj Shijakut në fushën e këtij të fundit. Ndeshja Shijaku - Skrapari u mbyll me rezultatin 11 me 1 ku goli i vetëm për Skraparin u shënua nga lojtari korçar Zhani Ballauri.

Viti 1981
- Në vitin 1981, një incident ndodh në finalen e kampionatit të basketbollit për femra Lushnja - Skrapari. Si pasojë e reagimeve populiste të tifozëve të Lushnjes, klima gjatë ndeshjes u acarua aq sa traineri i Skraparit Guri Nako u ndëshkua nga arbitri pasi po reagonte ndaj tij për reagimet e tifozëve që po prishnin ndeshjen. Por duke qënë se kjo gjë e acaroi edhe më shumë "klimën" tifozët po shanin pafundësisht përfaqësuesen e Skraparit. Nga klima e tensionuar basketbollistet femra të Skraparit apo "5 Shtatorit" "refuzuan" lojën duke bërë pasa dhe mos shkuar asnjëherë në gjysmëfushën lushnjare. Skrapari zuri vendin e dytë në kampionat.
Formacioni i Skraparit ishte:
1. Edmond Zaimi ( përgjegjës ekipi)
2. Guri Nako (trainer)
3. Mimoza Pipa
4. Elena Pipa
5. Flamure Cane
6. Irena Mekollari
7. Miranda Hysko
8. Arta Naço
9. Margarita Dyrmishi


Viti 1946
- Në 14 tetor 1946, qeveria e asaj kohe hap për herë të parë një vend pune në Skrapar me nominimin si: "Inspektor Sporti dhe Kulture" që do të ishte organikë e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Skrapar. Por ( e çuditshme tingëllon tani ) në një komunikim të autoriteteve vendase të Skraparit drejtuar "qëndrës" duke qënë se Skrapari i 1946 nuk kishte as mjedise kulture, as sporti në një komunikim thuhet: " Lutemi na dërgoni sqarime se çfarë pune do të bëjë inspektori që na keni shtuar" 2 vite më vonë, në 1948, në një proçesverbal mbledhjesh mbi punën e kryer kur citohej për Punën e Inspektorit të Sportit dhe Kulturës në Skrapar" shkruhet vetëm ky shënim : "Inspektori i sportit nuk ka bërë asgjë"
Viti 1958
- Në vitin 1958 në Çorovodë zhvillohet gara e parë zyrtare në Sportin e Qitjes. Gara pati një ndjekshmëri shumë të lartë nsiur edhe nga fakti se Skrapari po ndeshej ndaj Beratit. Skrapari fitoi duke u renditur i pari por çudia ishte se për Skraparin merrte pjesë si zyrtar i lartë si lojëtar konkretisht ish-Kryetari i Komitetit Ekzekutiv Hetem Bakiasi i cili në 3 gjuajtje kapi maksimalet e pikëve.