Policia jep detajet e Aksidentit ku 24 vjeçarja nga Skrapari mbeti pa jetë. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Policia jep detajet e Aksidentit ku 24 vjeçarja nga Skrapari mbeti pa jetë.

Fatjon Kaloci
13.11.17
Erinolda Isufaj - Imazh Rrjet Social
24 vjeçarja Erinolda Isufaj, ndërroi jetë ndërsa po trasportohej drejt spitalit  nga një aksident  i pak pas mesditës së 11.11.2017 ora 12:45 në afërsi të lokalitetit Çiflig, Lushnje . Policia ka dhënë detajet mbi ngjarjen e ndodhur në segmentin rrugor Lushnje - Berat, ndërsa pjesëtarë të familjes Isufaj, po udhëtonin me një mjet tip "Peugeot" drejt Skraparit. Drejtuesi i një mjeti që po trasportonte një bllok mermeri, sipas policisë ishte duke udhëtuar me shpejtësi 60 km/orë në një aks ku shpejtësia e lejueshme ishte 40 km/orë thanë raportet e para. Një manovrim i menjëhershëm i mjetit tip Kamion që drejtohej nga një 41 vjeçar me inicialet B.P. në momentet kur po hasej me mjetin tip Peogeot solli një frenim të fortë nga ku masivi bllok i mermerit që trasportohej në karroceri u rrëzua mbi rrugë fillimisht e më pas mbi mjetin ku udhëtonte 24 vjeçarja. 24 vjeçarja ishte pjesë e një formati televiziv investigativ të quajtur "Stop" si gazetare e programit që trasmetohet çdo ditë në një skerm kombëtar shqiptar Tv Klan. Ndërsa 3 shtetas të tjerë, 50, 50 dhe 29 vjeç ( reciprokisht prindërit e Erinoldës dhe 29 vjeçari ishte bashkëshorti i saj ) u trasportuan për në spitalin e traumës në Tiranë. Drejtuesi i kamionit 41 vjeçari me inicialet B.P. u ndalua nga Policia.