Realizohet në Skrapar TV Show Belg - Bartel in het wild - FOTO / Ekskluziv **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Realizohet në Skrapar TV Show Belg - Bartel in het wild - FOTO / Ekskluziv

Fatjon Kaloci
5.11.17


Ishin Kanionet e Osumit, Skrapar vendi i xhirimeve të një formati televiziv belg këto ditë të para të nëntorit. Me protagonist kryesor Bartel, pjesë e një skermi televiziv belg të quajtur Vier "4" dy personazhe VIP të shtetit belg ishin ata që do të t'i bashkoheshin xhirimeve 24 orëshe të jetesës në mes të Kanioneve Osum. Natyra, Canyoning, Rafting, panorama e kanioneve dhe gjelbërimi apo fjetja në natyrë ishin pjesë e programit. Seriali Tv Show i quajtur "Bartel in het wild" trasmetohet me tematikën sesi personazhet VIP bashkëjetojnë në natyrë, jetojnë e ushqehen në të. Corovoda Online mes burimeve të saj kishte sinjalizuar më herët praninë e ShowMan-it Bartel në Skrapar. Edhe përse në ballkan ky format nuk është shumë i njohur, fakti që prej 5 ditësh një "turist" i pazakontë gjente shtigje të reja në Skraparin e atraksionit turistik, na habiti dhe na shtyu për të kërkuar diçka më shumë. Në momentet kur një grup i atashuar xhirimi i'u bashkua atëherë filuam të kuptonim se diçka po ndodhte mes kamerash në qytetin e vogël. Bartel qëndroi disa ditë në Çorovodë ku u hostua në një hotel të Çorovodës fillimisht. Ndërsa sezoni i rafting nuk ka mbërritur, një tjetër detaj që n'a tërhoqi vëmendjen ishin grupet e Albanian Rafting Federation që i asistuan me ndihmë teknike e llogjistike ekipit dhe këto na përforcuan idenë se diçka po ndodhte ndryshe nga e zakonshmja e turistëve të shumtë. Corovoda Online mësoi se në mbrëmjen e së premtes 3 nëntor 2017 rreth orës 19:00 team televiziv belg l'a Kanionet e Osumit, ndërsa një natë më parë kishin fjetur në natyrë. Corovoda Online publikoi më herët disa imazhe amator që mbërritën nga momentet e xhirimeve në Kanionet e Osumit, ndonse "hermetikja" e programeve të tilla është shumë e fortë ajo që ka më shumë rëndësi është se Skrapari me bukuritë e natyrës po përfaqësohet denjësisht në gjithë Europën turistike, falë tur operatorëve, agjensive turistike, fotove dhe imazheve por mbi të gjitha të Albanin Rafting Group. Për FOTOT kliko këtu.