Skrapari Outdoor 4x4 - Serbët "gjejnë" Dodonën në Skrapar - FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari Outdoor 4x4 - Serbët "gjejnë" Dodonën në Skrapar - FOTO

Fatjon Kaloci
5.11.17
Në shumë paketa të sporteve Outdoor Skrapari është i përfshirë veçanërisht në sportet që kërkojnë rrugët natyrale të vështira të mjeteve 4x4. Relievi i ndërthurur i Skraparit në javën e dytë të tetorit 2017, ishte pjesë e një turi e Serbian Outdoor 4x4 që vizituan disa shtete ballkanike dhe që ndalën edhe në Skrapar. Duke ju referuar faqes zyrtare web, dhe disa imazheve të postuara në të nga ky tur, duken qartasi në ndalesa edhe qëndrimet në Kanionet e Skrapari apo Kulmak dhe zona të tjera të adrenalinës 4x4. Në njërin prej këtyre imazheve, "serbët gjejnë Orakullin e Dodonës" në Malin Tomorr Skrapar. E thënë në thonjëza kjo gjetje, pasi në të vërtetë, jepet një imazh i hartave elektronike nga një aplikacion PRO. Shohim me Corovoda Online disa imazhe nga Serbian Outdoor 4x4 në pamjet e bëra në Skrapar. Imazhet Corovoda Online / Kortezi Aleksandar Veljkovic