Të Ardhurat, Arsimimi dhe Popullsia - Çfarë thuhet në Censusin e 2011 për Skraparin e statistikave? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Të Ardhurat, Arsimimi dhe Popullsia - Çfarë thuhet në Censusin e 2011 për Skraparin e statistikave?

Fatjon Kaloci
26.11.17
Gjashtë vite më pas, ndërsa sot daton Nëntor 2017 mes subjektivitetit gjithkush mund të bëj krahësime mbi trendin e shifrave apo realitetit. Por zyrtarisht ende të dhënat e Censusit 2011 mbeten pikë referimi për Skraparin. Do të shohim në vijim se cila ka qënë gjendja e 6 viteve më parë në Skraparin e statistikave sipas Census 2011.
Raporti i numrit të familjeve që kanë deklaruar si burim të ardhurash për 12 muajt e fundit ndihmën sociale dhe përfitime (transferta të tjera), ndaj numrit të familjeve gjithsej në %.
Të Ardhura nga Ndihma Ekonomike dhe Sociale 24.4%
Të Ardhura Punësimi apo Vetëpunësimi 61.1%
Të Ardhura nga Pensionet 34.6 %
Të Ardhura nga Jashtë Vendit Remitanca 3.8%

Dendësia e popullsisë është llogaritur mbi bazën e kufijve të komunave dhe bashkive të krijuar për qëllime statistikore.
Dendësia e Popullsisë sipas Ndarjes së re Territoriale për Skraparin 8.6 banorë / për kilometër katror

Raporti i numrit të femrave në moshë fertile 15-49 vjeç ndaj numrit të femrave gjithsej, në %
Femra në moshë fertiliteti 48.6%

Raporti i numrit gjinor beqarë/e të moshës 15 vjeç e lart, ndaj numrit gjithsej të moshës 15 vjeç e lart, në %.
Beqarë Meshkuj 32.8%
Beqare Femra 18.7%

Raporti i popullsisë 15 vjeç e lart të deklaruar të divorcuar ose të ndarë, por ligjërisht të martuar, ndaj numrit të popullsisë gjithsej, për ‰.
Me statusin të divorcuar 6.7%

Raporti i numrit me status të martuar 15 vjeç e lart, ndaj numrit gjithsej të moshës 15 vjeç e lart, në %.
Femra 69.1%
Meshkuj 65.4%

Raporti i numrit të fëmijëve 0-4 vjeç, ndaj numrit të femrave 20-49 vjeç, në %.
Ky raport në Skraparin e 2011 shkon sa 22.9%

Raporti i numrit të personave të moshës 0-14 vjeç dhe 65 vjeç e lart, ndaj numrit të personave të moshës 15-64 vjeç, në %.
Ky koefiçent për Skraparin e 2011 rrihej sa 47.6%

Raporti i NjEF-ve me kryefamiljare femra, ndaj numrit të NjEF-ve gjithsej,në %.
Ky koefiçent për Skraparin e 2011 shihej sa 7.6%

Raporti i numrit të personave në NjEF, ndaj numrit të NjEF-ve gjithsej.
Mesatarja e numrit të anëtarëve të një familje në Skraparin e 2011 ishte 3.8 persona.

Raporti i numrit të NjEF-ve, statusi i banimit të të cilave është: pronar me akt ligjor që nuk paguan kredi, pronar me akt ligjor, por që paguan kredi ose në proces të marrjes së aktit ligjor, ndaj numrit të NjEF-ve gjithsej, në %.
Ky koefiçent për Skraparin e 2011 rezulton 93.4%

Raporti i numrit të analfabetëve, ndaj popullsisë të moshës 10 vjeç e lart gjithsej, në %.
* Një analfabet është një person, i cili nuk është në gjendje as të lexojë dhe as të shkruajë një frazë të shkurtër dhe të thjeshtë përshkruese mbi jetën e tij/saj të përditshme.
Ky koefiçent për Skraparin e 2011 rezultonte sa 2.9%

Raporti i numrit të personave që kanë kryer arsimin fillor dhe tetë ose nëntë vjeçar, ndaj popullsisë 15 vjeç e lart, në %.
Kanë përfunduar 8 apo 9 vjeçaren 61.9%
Kanë përfunduar shkollën e mesme 28.2%
Kanë përfunduar Universitetin 5.7%

Raporti i numrit të viteve të shkollës të kryera me sukses prej personave të moshës 15 vjeç e lart, ndaj numrit gjithsej të personave 15 vjeç e lart.
Mesatarisht në Skraparin e 2011 Vite Shkollimi për Person shihet sa 9.5 vite

Raporti i të punësuarve në bujqësi, ndaj numrit të të punësuarve gjithsej, në %.
*Personat e punësuar gjatë javës së referencës 24-30 shtator 2011.
Bujqësi 60.2%
Industri 9.5%
Shërbime 30.3%

Raporti i numrit të personave të papunë të moshës 15-24 vjeç, ndaj popullsisë ekonomikisht aktive të moshës 15-24 vjeç, në %.
Ky tregues për Skraparin e 2011 rezultonte sa 27.8%

Raporti i numrit të meshkujve /femrave të papuna 15 vjeç e lart, ndaj forcave të punës meshkuj / femra 15 vjeç e lart, në %
Femra të papuna 17.9%
Meshkuj të Papunë 15.1%

Raporti i numrit të dhomave për banesat e banuara ndaj numrit gjithsej të personave në banesat private. Dhomat e përdorura si kuzhinë janë përfshirë në të dhënat e vitit 2011.
Mesatare e dhomave për person ( përfshirë kuzhinën) 0.7 dhoma për person

Raporti i sipërfaqes së dhomave të banimit për banesat e banuara ndaj numrit gjithsej të personave në banesat private. Dhomat e përdorura si kuzhinë janë përfshirë në sipërfaqen e përgjithshme.
Një person mesatarisht në shtëpi ka hapësirë sipërfaqeje sa 11.9 metër katror për person

Fatjon Kaloci / Corovoda Online