"Ai po bërtiste - Klevisi donte t'a ndihmonte por u qëllua prej tij " Nëna e Klevis Sula Intervistë për median Islandeze VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

"Ai po bërtiste - Klevisi donte t'a ndihmonte por u qëllua prej tij " Nëna e Klevis Sula Intervistë për median Islandeze VIDEO

Fatjon Kaloci
10.12.17
Foto Kolazh - Nga e djathta juaj në cepin fundor Enea dhe Natasha Sula ( vëllai dhe nëna e Klevis Sula)
"Ai po bërtiste, Klevisi donte t'a ndihmonte, por u sulmua prej tij". Kështu tha ndër të tjera nëna e të riut 20 vjeçar Klevis Sula që humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja me thikë e një 19 vjeçari islandez. Sipas Corovoda Online një material video u shfaq në një kanal televiziv gjatë një edicioni lajmesh në mbremjen e së dielës 10 dhjetor 2017 në Islandë. Natasha Sula e ema e djalit të mbetur pa jetë pas plagëve të marra pas një sulmi në një Park në Rejkjavik, Islandë për një media televizive në Islandë tregoi sesi ka ndodhur ngjarja sipas informacioneve që ata kanë ndërsa në video shfaqet edhe vëllai i Klevisit Enea Sula.

"Klevis ishte çun shumë i qetë i dashur me të gjithë, në punë të vetë. Ai erdhi në Islandë për të punuar dhe për të patur një jetë më të mirë ", tha Enea Sula, vëllai i Klevis Sula.

"Ai ishte i dashur me të gjithë, Ai donte t'i ndihmonte të gjithë. Miqtë dhe familjen e tij. Ai foli shumë mirë për islandezët dhe vlerësoi njerëzit këtu fliste fjalët më të mira. Ai ishte shumë i lumtur që ishte këtu ", thotë Natasha Sula, nëna Klevisit.

Sipas një dëshmie të shfaqur në mbrëmjen e 10 dhjetorit 2017 në një kanal televiziv islandez u tha se Klevis Sula pa një njeri që po qante e bërtiste. Klevisi i ofroi atij ndihmë, por u ther me thikë. Policia ka thënë se ka pasur komunikim të shkurtër mes njerëzve para sulmit.

"Ai nuk e njohu atë sipas informacionit që ne kemi. Ai donte t'a ndihmonte sepse ai bërtiste, por po ky njeri e sulmoi atë vetë, "tha Natasha Sula.

Ëndrra e Klevisit ishte për të jetuar në Islandë dhe ai fliste shumë për këtë vend, vijoi Natasha.

"Ne menduam se Islanda ishte një vend shumë i sigurt por nuk ndodhi kështu". Klevisi gjithashtu kishte thënë gjithmonë se nuk ndodhte asnjë gjë e keqe në Islandë kurrë, sepse njerëzit këtu kanë qenë aq të mirë, " - tha mamaja e Klevis Sulës, Natasha.

Në rrjetin YouTube Do të publikojmë pas pak një video insert nga ky raport.

Corovoda Online / F.K.