Ata buzëqeshën... ndryshe. Mes fëmijëve në pamundësi nisma "Dhuro për Fëmijët" solli festën e vërtetë të Humanizmit në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ata buzëqeshën... ndryshe. Mes fëmijëve në pamundësi nisma "Dhuro për Fëmijët" solli festën e vërtetë të Humanizmit në Skrapar

Fatjon Kaloci
31.12.17
Vetëm pak pas mesditës së 31 dhjetorit 2017, në Çorovodë kësaj radhe u dhanë edhe pakot më të fundit... E në fund, pas një përpjekje vullnetarizmi të nismës "Dhuro për Fëmijët", kur Ergisi dhe gjithë të rinjtë që e mbështetën, do të duhej në fakt ti gëzoheshin asaj çfarë mundën... në të vërtetë... ata buzëqeshën ... por ndryshe. Mes varfërisë ekstreme, syve që që kërkonin shpresë, aty në Skraparin e largët në mes familjeve me pamundësi... pamjet ngrijnë kur ata, fëmijët në pamundësi afroheshin pranë... me çtë kishin veshur, me flokët shpupurizur dhe ndrojtjes, e kur një top, një kukull, një makinë lodër u pa në mes dhjetrave produkteve ata buzëqeshën... por prapë ndryshe.
Ky vit mbaroi por e nesërmja fatkeqësisht do të mbërrij sërisht, edhe atje në Skraparin e largët ku skamja nuk ka fjalë por ende mirëpret të panjohurin që troket, me çfarë te kenë... Ndërsa jo shumë mundën të jepnin çfarë mund të jepnin për t'a... atje në Skraparin e pak metrave më tej.
Mbi 250 paketa ndihme për familjet që kishin fëmijë në pamundësi për t'i gëzuar fundvitit....
E ndërsa mesnata sot do mbush qiellin me ngjyra fishekzjarresh... ata janë prapë aty... me kokën lart, ata buzëqeshin...

Corovoda Online prej disa ditësh ka ndjekur disa postime të natyrës sociale duke mbështetur mediatikisht nismën "Dhuro për Fëmijët" Ne falenderojmë çdo ndjekës dhe bashkëpunëtor që na ka nisur imazhe dhe video të ndryshme nga momentet e konketizimit të një nisme që brenda më pak se 10 ditësh arriti të thyej tabunë "e të priturit" nga larg duke n'a mësuar se disa gjëra me pak përpjekje vetëm mes nesh mund të n'a dëshmojnë se të parët që e duam këtë Skrapar ashtu si ai është, mes halleve dhe probleme duhet t'a duam ne të parët dhe të mendojmë sesi mundemi. Shkojmë me disa imazhe të kësaj të diele 31 dhjetor 2017 ku së fundmi një familje në nevojë e cila pësoi një fatkeqësi pak ditë më parë nga një zjarr në banesë ku mes 3 anëtarëve, një tjetër vogëlushe mundi t'i shijoj për pak gëzimit spontan të festës... ndonse dhimbja për ta vijon... Ne bëmë tonën... Tani është radha e çdokujt mes jush, që mund të dhuroj çfarë do mund pa merita dhe klishe...

Nën të njëjtin qiell... jetojmë të gjithë!

Falenderime të sinqerta cilido që ju bashkua me kontribut kësaj nisme. Falenderime edhe shumë ndjeksve në rrjetet sociale apo mbi 15 000 vizitave në web mbi posimet tona të kësaj inisiative. Sensibilizimi është hapi i parë drejt të qënit Solidar.

Rebel 😉 Faleminderit!

© Corovoda Online / Dhuro për Fëmijët