Çorovodë - Gjendet pa jetë një shtetas rreth të 70-ve. Dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë - Gjendet pa jetë një shtetas rreth të 70-ve. Dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë

Fatjon Kaloci
26.12.17
Pamje nga Çorovoda - Arkiv
Një shtetas rreth të 70-ve është gjetur pa jetë në Çorovodë. Sipas burimeve të Corovoda Online, blogut të vetëm lokal që përpiqet të sjellë disi informacionin lokal, shtetasi me inicialet Z.L. kishte ndërruar jetë brenda banesës së tij disa ditë më parë, por fakti që jetonte i vetëm ( një ndër dramat sociale ) nuk është mundur të kuptohej mungesa e tij më parë ndërsa sot rreth paradites së vonë thonë burime është gjetur trupi i pajetë. Ngjarja ka ndodhur në Çorovodë, këtë të martë 26 dhjetor 2017. Corovoda Online momentalisht nuk ka një deklarim zyrtar por dyshohet se vdekja e 70 - vjeçarit mund të ketë ndodhur 2 ditë më parë, besohet për shkaqe natyrore por duhet të presim edhe versionin zyrtar që pritet të publikohet nga Policia së paku ditën e nesërme në portalin zyrtar
©Corovoda Online