Çorovodë - Mbahet një aktivitet sensibilizimi nën moton " Stop Korrupsionit" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë - Mbahet një aktivitet sensibilizimi nën moton " Stop Korrupsionit"

Fatjon Kaloci
19.12.17
19.12.2017 - Foto nga një aktivitet nën moton "Korrupsioni dhe lufta ndaj tij" / Credit imazhi / facebook / Bashkia Skrapar
Në gjithë botën, data e 9 dhjetorit, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, konsiderohet si një përpjekje globale ndërgjegjësimi që kulmon në këtë ditë me moton "Kundër Korrupsionit". Në shifra thuhet se afro 2.6 trillion dollarë çdo vit kalojnë përmes formave korruptive, një vlerë kjo që në GDP Globale shkon sa 5% e totalit të saj. Sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në vendet në zhvillim fondet që humbin si pasojë e akteve korruptive vlerësohen sa 10 fishi i asistencës që ofrohet zyrtarisht në shuma monetare. Në Çorovodë, në kuadër të kësaj dite, është zhvilluar më herët paraditen e së martës 19 dhjetor 2017 një trajnim me tematikën " Korrupsioni dhe Lufta ndaj Tij". Lajmi u postua në një faqe sociale në rrjetin facebook të institucionit të Bashkisë Skrapar diçka rreth orës 14:00 të së martës i shoqëruar me disa imazhe nga ky takim. Corovoda Online përdor më poshtë një lidhje të jashtme që kërkon përdorim në facebook ku pasqyrohet ky informacion.   Corovoda Online