• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Çorovodë Një shtetas gjendet pa jetë pas disa orë kërkimesh - Dyshimi: Ngjarja Aksidentale

Në pasditen e vonë të së premtes 8 dhjetor 2017, trupi i pajetë i një shtetasi me inicialet Ç.L. u gjet në afërsi të një kanali me ujë pranë një lokaliteti periferik në Çorovodë. Sipas raportit paraprak postuar në rrjetin tonë social fillimisht mbrëmjen e së premtes, burime thanë se shtetasi mund të jetë rrëzuar aksidentalisht. Në mbrëmjen e vonë trupi i të ndjerit u trasportua pranë Spitalit Çorovodë por nuk ka shumë detaje mbi rastin ndërsa pritet edhe një raport paraprak i policisë vendore. Shtetasi rreth 70-ve njihej si një njeri i thjeshtë dhe punëtor që gëzonte reputacion pozitiv mes banorëve të qytetit të vogël të Çorovodës. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 16:00 - 17:00 të pasdites së djeshme 8 dhjetor 2017, në skaje të lagjes "Hasan Seitaj".
UPDATE: ora 19:30 - 9 dhjetor 2017
Ka mbërritur edhe reagimi i Policisë mbi ngjarjen. Në njoftim thuhet:

Më datë 08.12.2017, rreth  orës 17:00 në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se një shtetas është konstatuar nga të afërmit e tij i mbytur në një kanal uji në lagjen "Hasan Seitaj", Skrapar. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku kanë konstatuar se: Shtetasi Ç. L, 76 vjeç, dyshohet të ketë rrëshkitur, duke u rrëzuar në kanalin me uji pranë banesës së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Shkaku paraprak i humbjes së jetës dyshohet nga mbytja në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

Imazh me karakter ilustrues - Jo domosdoshmërisht lidhet me përmbajtjen / Corovoda Online
 

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA