Festivali 56 në RTSH - Orgesa Zaimi "Ngre Zërin" A mund të trimfoj në Festival? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festivali 56 në RTSH - Orgesa Zaimi "Ngre Zërin" A mund të trimfoj në Festival?

Fatjon Kaloci
13.12.17
Orgesa Zaimi
Mbase po, mbase jo... Shpesh herë, kënga fituese në RTSH në festivalet e fundvitit pëlqehet pas nja 3 muaj pasi është shpallur. Kjo për shkaqe të ndryshme kryesisht të lidhura më së shumti me atë se çfarë presupozohet të paktën në këtë gjykimin tonë editorial për t'ju ofruar publikut si "më e mira" dhe jo ajo që realisht mund të jetë më e mira. E thënë kështu, padyshim në mendje ju vijnë disa Ekspertë, me syze, mundësisht mosha mesatare mbi moshën mesatare që Shqipëria krenohet me Moshë rinore... por që në fakt gjithnjë fituesi i përket një paneli prej njerëzve të nderuar padyshim por jo komercial apo old fashion që përtej pentagramit klasik, kritereve dhe opinioneve që du nevojiteshin si kritere seleksionuese nuk duhet të jenë edhe caktuese. Dhe prag Eurovizionet ku Shqipëria bëhet gati të marrë pjesë, në rrjete viduale, me mijëra shqipëtarë që "përpiqen" të miklojnë krenarinë e të qënit shqipëtarë për t'a riparë sa më shumë një video vetëm e vetëm me qëllimin "Nuk Fituam por Krenar". Është momenti për të Ngritur Zërin ... Ngrije Zërin... kështu quhet kënga trend e Corovoda Online për këtë festival. Kemi pyetur në rrjet social vetëm 20 persona... nuk na është dashur të pyesim mijëra apo qindra duke evituar marrjen e mendimin nga persona të artit, jo për t'i paragjykuar por për të marrë një mendim sesi e gjykon në herë të parë një këngë. Orgesa Zaimi, Eugent Bushpepa Ines Neziri apo Tiri dhe Festina shihen si më të kuotuar. Përtej garës muzikore, gara e fundvitit nga ku Shqipëria zgjedh përfaqësuesen në eurovision duket si një garë Emrash dhe shpesh muzika kalon në plan të dytë. Pa dyshim duke qënë një blog lokal, ku postimet dhe rrjeti ynë social josh më tepër Skraparin, mund të ketë një "Ego" më shumë të fshehur pas preferencave kjo edhe nga fakti se Orgesa Zaimi ka një lidhje me Skraparin dhe Poliçanin saktësisht dhe ndjeksit tanë padyshim vlerësojnë përkatësinë.  Kushdo qoftë fituesja në Fest 56, Corovoda Online ju propozon në këtë postim këngën me tekst nga Olti Curri, Muzika Briz Musaraj dhe kënduar nga Orgesa Zaimi që mban titullin "Ngrije Zërin".
Corovoda Online / F.K.