Islandë - Shtyhet masa e paraburgimit - Vrasësi i Klevis Sula do qëndroj në paraburgim deri në 12 janar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Islandë - Shtyhet masa e paraburgimit - Vrasësi i Klevis Sula do qëndroj në paraburgim deri në 12 janar

Fatjon Kaloci
18.12.17
Foto Credit: hari / mbl - Homazhet në Rejkjavik, Islandë 17.12.2017 Tribut për Klevis Sula
Një shtetas islandez rreth 25 vjeç, do të vijoj të qëndroj në paraburgim deri në datën 12 janar 2018 kur do të merret edhe vendimi final nga gjykata. Më herët, ndërsa gjykata pritej të jepte një vendim në mes dhjetorin 2017 për një 25 vjeçar të ndaluar tashmë si agresor të një sulmi në 3 dhjetor 2017 në Rejkjavik, Islandë masa e paraburgimit është zgjeruar deri në 12 janar. Sipas Margeir Sveinsson Ndihmës prokuror pranë Departamentit të Policisë së kryeqytetit islandez, çështja ka një interes publik dhe sipas tij hetimet janë duke shkuar në rrjedhën e duhur. Sipas Sveinsson po priten rezultatet e autopsisë si edhe disa analiza të të dyshuarit si autor i vrasjes për të përcaktuar nëse agresori që është i ndaluar tashmë në momentet e kryerjes së sulmit ishte apo jo nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike. Thuhet paraprakisht se 10 persona janë marrë si dëshmi dhe se po monitorohen pamjet e kamerave të survejimit. Vednimi për shtyrjen e masës së paraburgimit për 25 vjeçarin u mor në 15 dhjetor dhe nuk ka informacion nëse është apeluar apo jo në Gjykatën Supreme.
Fatjon Kaloci / Corovoda Online / Visir.is